Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75
Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74)
Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Dielën e Palmave duhet të kenë bërtitur edhe “Kryqëzoje!” të Premten e Mirë. Është shumë e lehtë të tradhtosh apo të mohosh Krishtin, mjafton vetëm që të bëhemi pjesë e turmës.
Pasi e mohoi në oborrin e kryepriftit, Pjetri mund të kishte vazhduar me ta duke e refuzuar Zotin dhe kushedi se si do të kishte përfunduar kjo. Por pastaj, ndodhi një gjë e vogël, në dukje e zakonshme. Ai dëgjoi gjelin të këndonte. Nuk ishte e jashtëzakonshme, ishte krejtësisht e zakonshme, por ai zë i vogël ishte thirrja e zgjimit për Pjetrin. Shpirtin e tij e shponte paralajmërimi i Jezusit (v. 34) dhe ai doli jashtë dhe qau me lot të hidhur pendimi.
Kënga e gjelit ishte një zë i hirit. E dini se si shkon kur ne ngecim në mëkat. Ne e mbytim ndërgjegjen tonë derisa ajo më në fund bie në heshtje. Bëhemi të pandjeshëm ndaj fajit, të vërtetës, madje dhe ndaj Perëndisë. Por pastaj, diku, disi, dëgjojmë gjelin të këndojë. Mbase është në një predikim, apo përmes një komenti në bisedë me një mik, apo një varg nga Shkrimi, apo vargu i një kënge, apo një kujtim i vjetër, që papritmas kalon nëpër mendjen tonë. Çfarëdo qoftë, diçka e ngjall sërish ndërgjegjen tonë dhe ne e kuptojmë se çfarë kemi bërë.
Nëse dëgjoni zërin e një gjeli në jetën tuaj, mos e shpërfillni. Dallojeni në atë çast zërin e Zotit, thirrjen për t’u penduar. Mund të jetë një zë i ulët, por përmes gjërave të tilla shpëtohen shpirtrat. — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të dëgjoni zërin e Tij në gjëra të vogla.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita15
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









