Dita 74 | Lexoni nga Galatasve 5:25; Mateu 7:15-20
Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim. (v. 25)
Ligji nuk mund t’i prodhojë apo t’i mbajë; vetëm Fryma mund t’i ushqejë. Këto janë frytet e Frymës. Ku po lidhet fryti në jetë dhe familjen tënde, në kishën apo komunitetin tënd?
Tek ungjilli sipas Mateut, Jezusi na paralajmëron për profetët e rremë dhe dy herë ua kujton dëgjuesve që ata do t’i njohin profetët e rremë nga frytet e tyre. Ka shenja të jashtme për natyrën tonë të brendshme dhe, ashtu si profetët e rremë mund të dallohen nga fakti që nuk arrijnë të prodhojnë fryte tëmira, edhe ne mund të kemi fryte që tregojnë se çfarë po vepron brenda nesh. Në gjendjen më të pjekur, fryti i Frymës tërheq vëmendjen jo ndaj nesh apo veprimeve tona, por ndaj Atij që po vepron nëpërmjet nesh. Mua më kujtohet kënga që flet për mënyrën si “do të na njohin që jemi të krishterë nga dashuria për njëri-tjetrin”. Frutat e një peme tregojnë ç‘lloj peme është. Po kështu, fryti i dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, mirëdashjes, mirësisë, besimit, zemërbutësisë dhe vetëkontrollit dëshmojnë fuqinë e Frymës së Perëndisë që vepron brenda nesh. Nga rrënjët deri te degët tona, Fryma po lëviz, duke prodhuar të korra që na ushqejnë ne dhe të gjithë njerëzit e Perëndisë, që janë të uritur për të provuar fruta të mira, jo ato që jep bota, por ato që vetëm Perëndia mund t’i japë.
Miq, qëndroni të rrënjosur në lutje, mprehtësi dhe Fjalën e Perëndisë dhe jepni shumë fryte për lavdinë e Perëndisë. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të kultivojë në ju një të korrë të bollshme të fryteve të Frymës!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita74
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









