Meditime 9 Dhjetor (Lexoni nga Gjoni 8:1-12)
Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës”. (v. 12)
Ndërsa po qëndronim bashkë në një qendër retreat-esh në bregun e Oregonit, shoqja ime doli të shëtiste në breg në muzg dhe qëndroi gjatë. Duke u sorollatur në errësirë, ajo nuk po arrinte ta gjente dot më rrugën e kthimit. Kur e kuptova që ajo kishte humbur, dola dhe qëndrova buzë detit, duke lëkundur një dritë që shoqja ime të gjente rrugën.
Në historinë që na çon te pika ku Jezusi e quajti veten Drita e Botës, shumë njerëz duket se e kanë humbur rrugën. Jo vetëm që gruaja që e kishin kapur në flagrancë, kishte mëkatuar, por kështu kanë mëkatuar edhe farisenjtë duke e përdorur gruan për ta vënë Jezusin në provë pa qenë të sinqertë për zemrat e tyre. Të gjithë njerëzit në këtë pasazh duket sikur po ikin kuturu në errësirë, por Jezusi është drita e botës. Meqë ngjarja ndodhi “si zbardhi dita” (v. 2), mund të imagjinojmë rrezet e para të dritës që bien mbi tempull ndërsa Ai shfaq këtë emër të ri për Veten. Jezusi u kërkon të gjithë pjesëmarrësve në histori: “shko dhe mos mëkato më” (v. 11), duke e ndjekur atë drejt dritës së dashurisë së përsosur.
Ndonjëherë, ne nuk jemi të vetëdijshëm as për mëkatin tonë. Duket sikur po sillemi kuturu në errësirë dhe nuk arrijmë ta shikojmë që e kemi humbur rrugën. Në kohë të tilla, ngaqë na do, Jezusi, Drita e Botës, na e tregon rrugën që duhet të ndjekim. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë ato fusha të jetës ku e keni humbur rrugën!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...









