Dita 31 | Lexoni nga Romakëve 16:17-26; 15:22-24
Tani unë ju bën thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që sjellin përçarje. (16:17)
Një herë, një mësues më tregoi se mënyra më e mirë për t’iu përqasur librave të bukur ishte duke lexuar përmbylljen e çdo kapitulli dhe pastaj të eksplorohej libri. Këtë muaj ne do e ndjekim këshillën e tij, dhe do të lexojmë gjysmën e dytë të librit të Romakëve, duke e filluar nga fundi i librit. Me frymëzimin e marrë nga përqasja e Skot MekNajt (Scot McKnight) në librin e tij me titull “Ta lexojmë Romakëve mbrapsht”, ne do të zbulojmë mësime praktike dhe pastorale, të cilat na ndihmojnë ta kuptojmë dhe ta vëmë në zbatim teologjinë e pasur të gjysmës së parë të librit.
Letra që Pali u drejtoi Romakëve është e ndërtuar me shumë kujdes, dhe me anë të hirit të Perëndisë, mësimet e pasura të apostullit, në lidhje me besimin, i kanë dhënë formë kuptimit që ne kemi për veprën shpenguese të Perëndisë. Megjithatë, duke medituar vetëm në shpjegimin apo interpretimin teologjik, që gjendet në fillim të kësaj letre, mund të na çojë të humbasim fokusin praktik dhe atë të përqendruar tek kisha.
Nga fundi i jetës së vet, me shumë gjasa në pranverë ose verën e vitit 57 pas K., Pali dëshironte fort ta çonte ungjillin në Romë, asokohe kryeqyteti i perandorisë ku sundonin ata që shpallën Pax Romana-n (“paqen e Romës”) të bazuar tek privilegjet romake dhe tek fuqia ushtarake. Në kontrast me këtë, Pali pa që kisha është mishërimi i unitetit dhe i paqes si ajo e Krishtit. Palit i pikonte në zemër për kishën në Romë që “të ruheni nga ata që sjellin përçarjen” (16:17).
Sot shumë familje dhe kisha luftojnë me përçarjen dhe polarizimin. Duke e lexuar librin e Romakëve nga fundi në fillim mund të na ndihmojë ta zbulojmë letrën e lashtë të Palit në mënyra të reja dhe jetëndryshuese. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Frymës së Shenjtë t’jua hapë zemrën dhe mendjen për një paqe dhe unitet si i Krishtit.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









