web-woh-24-maj

Duke qëlluar poçe

Dita 54 | Lexoni nga Romakëve 9:14-24; Jeremia 18:1-6

A mund t’i thotë ena mjeshtrit: “Përse më bëre kështu?”. (Rom. 9:20)

Kur e takova bashkëshorten time për herë të parë, më tregoi se motra e saj më e madhe “qëllon poçe”. Duke qenë një marrëdhënie e re, unë nuk e pyeta se çfarë do të thoshte kjo, por sigurisht, kuptimi ishte punimi i baltës mbi rrotën e poçarit.

Duke e lexuar Romakëve nga fundi në fillim na ndihmon që të kuptojmë kontekstin e kapitujve 9-11. Fokusi i Palit këtu nuk është përzgjedhja individuale, përkundrazi, është historia e madhe e shpëtimit që vjen nga Perëndia. Pali shpjegon që mosbesimi i Izraelit ishte njësoj si faraoni në historinë e eksodit, që kundërshtonte çlirimin e Izraelit (9:17). Perëndia mund ta kishte marrë Izraelin dhe ta kishte hedhur tej, sikur të ishte një vazo e përfunduar balte që nuk e kishte kaluar kontrollin. Megjithatë, Pali përfytyroi më herët në procesin e krijimit një skenar në të cilin, Izraeli, si balta e Perëndisë, merr formën e diçkaje të bukur. Dështimi nga ana e Izraelit për të besuar dhe për të ndjekur Mesian nuk do të rezultonte në thyerjen dhe hedhjen tej të Izraelit. Përkundrazi, historisë së shpëtimit do t’i jepej një formë e re me qëllim që të përfshiheshin edhe johebrenjtë bashkë me vëllezërit dhe motrat e tyre judenj brenda të njëjtës familje të Perëndisë.

Besimtarët judenj u ankuan që Perëndia nuk po tregohej i drejtë, duke e anashkaluar Izraelin dhe duke mirëpritur një numër të madh johebrenjsh. Por Pali argumentoi që Perëndia i jep tjetër formë popullit të tij pikërisht për shkak se ai është besnik ndaj tyre. Forma e re që merr Izraeli është pikërisht mjeti me anë të të cilit Perëndia i sjell kombeve lavdinë e tij të shpëtimit (v. 23). Dhe e njëjta gjë qëndron edhe për ne sot: Si po e dallojmë dhe kremtojmë ne sot veprën formuese të Perëndisë përgjatë gjithë kishës botërore? — Kent Fry

Ndërsa luteni, jini falënderues për veprën formuese të Perëndisë për të gjithë besimtarët.

web-woh-27-maj

Pranim dhe refuzim

Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...

web-woh-26-maj

Pengim largpamës

Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...

web-woh-22-maj

Ku po shkojmë

Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...

Tags: No tags