Dita 67 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Kolosianëve 3:12-15
Por fryti i Frymës është… durimi. (v. 22)
Askush nuk e reklamon një telefon inteligjent, një kompjuter apo një tablet si “i këndshëm dhe i ngadaltë”. Çdo pajisje e re teknologjike është më e shpejtë se e fundit. Si rrjedhojë, sensi ynë për gjërat që janë “të ngadalta” dhe “të shpejta” bëhet lëmsh. Kur ka raste që e kapim veten duke psherëtirë në padurim me një faqe që kërkon disa sekonda për t’u ngarkuar ose kur kërcasim këmbët nxitimthi ndërkohë që presim në radhë, përballemi me faktin sa shumë e parapëlqejmë ritmin tonë kundrejt ritmit të paparashikueshëm që na përcaktohet nga rrethanat e jashtme.
Fatmirësisht, Fryma na jep frytin e durimit, që mund ta rikalibrojë sensin tonë të kohës. Durimi ose “vetëpërmbajtja”, siç edhe përkthehet ndonjëherë, na lejon që jo vetëm ta tolerojmë një ritëm që nuk e përcaktojmë vetë – jo vetëm të na duket i durueshëm – por edhe të gjejmë kënaqësi të vërtetë në të. Durimi na përshtat me një ritëm që na lejon të përkujdesemi për nevojat e të tjerëve në vend që të ndjekim agjendën tonë.
Një përkthim i vjetër i durimit në këtë varg është “qëndresë”. Durimi na mëson të durojmë gjëra që në rrethana të tjera do të na sprovonin në limite. Gjithmonë do të ketë gjëra (dhe njerëz) që “na e sprovojnë durimin”, por durimi që Perëndia kultivon në ne na lejon të bëjmë durim në mënyra që nuk i mendonim të mundura. Natyra “e qëndresës” e vetë Perëndisë na jep një model për ta imituar. Nëse ekziston një njeri në jetën tuaj, durimi i të cilit po sprovohet tani, mendojeni se si dhuntia juaj e durimit mund ta ndihmojë në lehtësimin e asaj barre. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë ta përcaktojë ritmin tuaj sipas kohës së Perëndisë!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita67
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









