webdita-23-woha

Dyshimi i vullnetshëm

Loading poll …

Dita 23 | Lexoni nga: Gjoni 11:45-53

“Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.” (v. 53)

Mbase lloji më kokëfortë i dyshimit është dyshimi i vullnetshëm, dyshimi që i ka rrënjët në vullnetin tonë. Ky lloj dyshimi e dëgjon Jezusin të thotë: “Shkoni në mbarë botën…” dhe përgjigjet: “Jo!” Dyshimi i vullnetshëm në thelb është një mosgadishmëri për t’u përulur para Krishtit Zot.

Ky lloj dyshimi anon shumë fort në drejtim të mosbesimit, sepse ka lindur nga rebelimi. Diçka të tillë e shohim në pasazhin e sotëm. Jezusi sapo ka bërë mbase mrekullinë e Tij më të madhe, kishte ringjallur Llazarin. Shumë njerëz kishin besuar (v.45), por jo farisenjtë. Ata panë t’i shkërmoqej para syve të tyre mbretëria që kishin ndërtuar me kujdes. (v.48). Prandaj, ata komplotuan për ta vrarë Jezusin, sepse donin që ta ruanin mbretërinë e tyre.

Mbase kjo është arsyeja se pse disa dyshuan në mal. Ata nuk ishin gati t’i dorëzonin jetën e tyre këtij Mbreti, i Cili kishte trazuar vetë mbretërinë e tyre të vogël. S’është çudi që Jezusi tha: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.”

Nëse kjo ideja për llojet e ndryshme të dyshimit ka qenë pështjelluese, më lejoni t’ju lë me një mendim të thjeshtë nga Mateu 28. Vargu 28 na tregon se ata dyshuan për shkak se ishin shumë larg prej Tij. “Pastaj Jezusi iu afrua.” Asgjë tjetër nuk mund të na e qartësojë më mirë mendjen, të na shërojë emocionet, të na vërë në lëvizje vullnetin, sesa të afrohemi me Jezusin. Lajmi i mirë është se Ai vjen te ne, edhe kur ne dyshojmë. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit që t’ju afrojë më pranë Vetes.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita22

Tags: No tags