web-dita-31-woha

Dyshimi më i dhimbshëm

Loading poll …

Dita 31 | Lexoni nga Filipianëve 4:4-9

“Perëndia i paqes do të jetë me ju.“ (v. 9)

Dyshimi emocional është më i vështiri, sepse lind nga lëndimi i thellë dhe nga ndjenjat që kanë shkaktuar traumat tona, zemërimi, ankthi, depresioni, hidhërimi. Në këto fjalë koncize nga Filipianëve 4, Pali thekson tre mjete përmes të cilave Jezusi na jep hir për dyshimin emocional.

Së pari, lutja. Kur jemi nën kthetrat e ankthit apo të depresionit, mendja jonë lëviz në një rreth vicioz. Pali thotë se nëse shqetësimet tona i shndërrojmë në një listë lutjeje, i lëshojmë lart drejt Perëndisë si një tullumbace me helium dhe e falënderojmë Perëndinë për përgjigjen e Tij të mirë, ne do të marrim paqen e Perëndisë. Ky është një hap më larg dyshimit.

Së dyti, kontrolli i mendimeve. “Këto gjëra mendoni.” (v.8). Për të bashkuar mendjen e dyzuar të dyshimit, ne duhet të përqendrohemi te gjërat që janë pozitive dhe që e ushqejnë besimin. Kontrollojeni mendjen tuaj dhe Jezusi do ta përdorë këtë për të mposhtur dyshimin që rritet nga gënjeshtrat, shëmtia dhe padrejtësia e jetës.

Së treti, sjellja. “Ato gjëra që keni mësuar… nga mua… i bëni” (v.9). Nëse ju ka pllakosur dyshimi emocional, silluni si një besimtar i pjekur. Nuk po këshilloj hipokrizinë, por po nxit disiplinën shpirtërore. Ashtu si disiplina fizike e bën trupin tuaj më të fortë, praktikimi i disiplinës shpirtërore do t’i japë formë shpirtit tuaj me një ndjesi të thellë të pranisë së Perëndisë së paqes.

Nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, bëni atë që bëri tagrambledhësi te Luka 18. Për shkak se ai dyshoi në vetë shpëtimin e tij, ai e çoi atë në kishën e tij. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë mëshirë dhe fuqi për të ndjekur rrugët e Perëndisë.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita31

Tags: No tags