web-woh-29-prill

E ardhmja e lume për besimtarët

Dita 29 | Lexoni nga Zbulesa 22:1-17

Do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre. (v. 4)

A ndiheni të sfilitur sot? A jeni të lodhur nga monotonia e jetës suaj? A jeni të shkurajuar nga mungesa e progresit, dhe a e pyesni ndonjëherë vetën nëse ja vlen të vazhdoni? Ndoshta ka ardhur koha për të parë pak se çfarë rezervon e ardhmja për besimtarët që ngulmojnë në besimin e tyre.

Këtu tek Zbulesa 22, në kapitullin e fundit të Biblës, ne shohim vegimin e Jerusalemit të ri dhe të atyre që banojnë atje. Apostulli Gjon përshkruan një qytet të bukur në të cilin rrjedh lumi i jetës nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit. Njësoj si parajsa e Edenit, edhe këtu lulëzon pema e jetës. Gjithashtu edhe bijtë e Perëndisë lulëzojnë, sepse ata kanë Perëndinë në mesin e tyre. Ata shohin fytyrën e tij, dhe nuk ka nevojë për dritë nga jashtë në qytet, sepse Zoti, Perëndia është drita. Këta besimtarë të bekuar do të mbretërojnë përjetë me Perëndinë e tyre.

Jezusi i thotë popullit të tij se kjo do të jetë e ardhmja e tij, dhe se ai do të kthehet shpejt. Ata që do të ngulmojnë do të jenë pjesëmarrës të pemës së jetës dhe ujit të jetës. Kjo ftesë u ofrohet të gjithëve: “Ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës” (v. 17).

Ç’të ardhme ka planifikuar Perëndia për popullin e tij! Restaurim, shërim, bashkësi me Perëndinë dhe popullin e tij. Dhe kjo është vetëm një pjesëz e asaj që na pret ndërkohë që ngulmojmë në besim. Le të jetë ky inkurajimi për ju sot. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për planet e ardhshme që ai ka për ju, plane, të cilat shtrihen deri në përjetësi.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags