web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18

“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)

Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase dhe efektive. Shpikjet e reja kanë për synim ta bëjnë një detyrë ose mjet më të lehtë, më të shpejtë, më të fuqishme dhe efektive. A mund të jenë lutjet tona më të fuqishme dhe efektive? Bibla na thotë që po! Lutja efektive e largon përqendrimin nga njeriu dhe e drejton thirrjen te Perëndia që dëgjon dhe përgjigjet. Lutja e fuqishme ka më shumë të bëjë me kë po lutemi, sesa për çfarë po lutemi.

Në pasazhin e sotëm, apostulli Jakob pak a shumë na inkurajon që të lutemi. Pa ndonjë formulë, thjesht duhet të lutemi në situatat ku ndodhemi. Ne lutemi si njerëz të zakonshëm që po adhurojnë një Perëndi të jashtëzakonshëm! Jakobi thotë se njerëzit sot janë si Elia, një njeri tjetër si ne me gjithçka njerëzore. Lutja është efektive, jo për shkak të “gjigantëve shpirtërorë” që luten me fjalë aq të bukura, por për shkak të Perëndisë së jashtëzakonshëm i cili, në Krishtin, me hir i dëgjon njerëzit e Tij. Përbërësi kryesor është Perëndia. Duke u përqendruar te fakti se sa i fuqishëm dhe efektiv është Perëndia, na bën që të bëjmë lutje më të fuqishme dhe efektive.

E kuptoni dhuratën e mrekullueshme që kemi te vetë lutja? Ne mund të flasim drejtpërdrejt me Krijuesin në çdo kohë dhe kudo. Jakobi na thotë që të lutemi kur jemi në telashe, të lumtur, të sëmurë, në nevojë dhe kur kemi mëkatuar. Lutuni edhe kur thjesht keni nevojë për të folur. Ati juaj qiellor ju do dhe do që të dëgjojë nga ju. A do të luteni tani? — Tim Huizenga

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të përqendroheni tek Ai dhe se sa i fuqishëm dhe efikas është Ai.

web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...

web-woh-88-dhjetor

Lutja dhe identiteti

Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...

web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...

web-woh-86-dhjetor

Dhurata e Krishtlindjes

Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...

web-woh-84-dhjetor

Udha e paqes

Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

Tags: No tags