Dita 73 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Romakëve 13:8-10
Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. (v. 23)
Mund të duket pak e çuditshme që Pali e përfundon listën e fryteve të Frymës duke deklaruar që kundër këtyre fryteve nuk ka ligj. Por, mos harroni, qëllimi më i madh i Palit është t’u tregojë galatasve se si dëshira e mishit ndryshon nga dëshira e Frymës dhe të sqarojë se çfarë kërkon dhe nuk kërkon ligji nga të krishterët e konvertuar.
Ligji vlen deri në një farë pike. Jetesa sipas ligjit mund të na frenojë dhe të na mësojë, por nuk mund t’i transformojë zemrat tona. Dhe, edhe pse ligjet hebreje të cilave u referohej Pali ndryshojnë nga ligjet e kohëve tona moderne, mendoj se ka krahasime të forta që na ndihmojnë të shikojmë pamjaftueshmërinë e ligjit. Për shembull, ligji mund të të ndëshkojë për vrasje, por nuk mund të të shtyjë t’u tregosh mirëdashje armiqve të tu. Ligji mund të të ndëshkojë për shpejtësi përtej normave, por nuk mund të të bëjë të duruar. Ligji mund të parandalojë krimet e urrejtjes, por nuk mund të të shtyjë ta duash fqinjin tënd. Ligji mund ta mbrojë të drejtën tënde për të kërkuar lumturinë, por nuk mund të të sjellë gëzim të thellë.
Në fund fare, ecja sipas ligjit është e ngushtë dhe e ngurtë. Na kujton kufizimet që kemi. Ecja sipas Frymës të çon në një jetë të jetuar në sensin e plotë, ku kufizimet tona njerëzore i bëjnë vend fuqisë së Perëndisë për të na shpenguar dhe formësuar në ngjashmërinë e Jezus Krishtit. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për Jezus Krishtin, shprehjen më të plotë të frytit të Frymës!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita73
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









