Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14
Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1)
Vargu kyç për sot nuk është vetëm një pyetje thelbësore për kishat shtëpi të Romës në shekullin e parë, por gjithashtu edhe një pyetje e rëndësishme për kohën tonë. Ne vështrojmë rënien e pjesëmarrjes në kishë sot, apo zellin e atyre që janë pjesë e feve të tjera, dhe pyesim veten nëse Perëndia na ka shpërfillur apo nuk na ka vënë re.
Ndërkohë që Pali udhëtonte nëpër sinagogat e botës së Mesdheut, ai ishte i bombarduar me pyetjen nëse ende qëndronte në fuqi besnikëria e besëlidhjes së Perëndisë ndaj Izraelit. Pali na jep dy shembuj në pasazhin e sotëm për besnikërinë e besëlidhjes së Perëndisë. Së pari, Pali përdori jetën e vet si një shembull klasik. Ai rridhte nga fisi i Benjaminit dhe ishte hasur me Jezusin e ringjallur gjatë rrugës për në Damask (Vep. 9). Pali ishte një përfaqësues i popullit të vet, i cili kishte besuar te Jezusi, Mesia (Rom. 11:1). Së dyti, ndoshta sepse vetë Pali mund të dëshpërohej shpirtërisht nga mosreagimi i popullit të tij për ta pranuar Jezusin si shpëtimtar, ai merr si shembull përvojën e Elias (1 Mbr. 19:13). Edhe ai ishte i dëshpëruar pas triumfit të tij të madh ndaj priftërinjve të Baalit (1 Mbr. 18). Kur Perëndia e takon Elian në malin Horeb, ishin akoma edhe 7 mijë të tjerë që nuk i ishin ulur në gjunjë Baalit.
Në këto shembuj ne shohim që Perëndia mbetet besnik ndaj premtimeve të besëlidhjes së tij, që ndonjëherë punon përmes një mbetjeje të vogël dhe që përdor hirin e tij përzgjedhës në mënyrë që Izraeli të mos refuzohej në mënyrë të përhershme. Kështu ne mund të këndojmë me plot gojën: “E madhe është besnikëria jote . . . çdo mëngjes mëshirë të re gjej”. — Kent Fry
Ndërsa luteni, jini falënderues për besnikërinë e Perëndisë.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









