Meditime 2 Dhjetor (Lexoni nga Mateu 1:18-25)
Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel. (Isaia 7:14)
Disa gjëra ndodhin gjithmonë njëlloj. Dielli lind në mëngjes dhe perëndon në mbrëmje. Pranvera i lë vendin verës, e cila më pas i lë vendin vjeshtës. Një foshnjë rritet që të bëhet burrë ose grua; një burrë dhe një grua sjellin në jetë një foshnjë. Kështu funksionon bota.
Përveç një rasti të vetëm. Një herë në historinë e botës, një foshnjë u ngjiz në një mënyrë krejt të papritur. Përpara se të fillonte të rrinte me të fejuarin e saj, një vajzë e re, e quajtur Maria, “mbeti shtatzënë nga Fryma e Shenjtë” (Mateu 1:18). Edhe pse Isaia e kishte profetizuar qindra vjet më parë që një e virgjër do të mbetet me barrë, Jozefi përsëri u befasua. Derisa një engjëll iu shfaq në ëndërr, Jozefi s’mund ta kuptonte që profecia e lashtë po përmbushej nga e fejuara e tij. Si mund të priste dikush që fjalët e Isaias të përmbusheshin në atë mënyrë aq të mrekullueshme dhe fare të papritur? Por profecia e Isaias përmbante disa emra për Perëndinë – Emanuel, “Perëndia me ne” (v. 23) dhe kur Perëndia afrohet, ndodhin gjëra të papritura. “Perëndia me ne” së pari nënkuptonte që Perëndia ishte me Marian. Madje, po rritej në barkun e Marias. Ç’surprizë me të vërtetë e papritur!
Si ju ka befasuar Perëndia së fundmi? Si po dëshironi ju që Perëndia t’ju afrohet? Si keni parë ju prova që Jezusi është i pranishëm, edhe tani, brenda jush? Këtë sezon Adventi, prisni ta shikoni Perëndinë t’ju shfaqet në mënyra të papritura. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju befasojë me afërsinë e Tij.
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









