web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28

Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17)

Kur isha një nënë e re isha e përhapur së tepërmi me aktivitete, detyrime dhe përgjegjësi të ndryshme. Agjenda ime ishte gati-gati çmenduri. Një ditë, ndërsa po ktheheshim nga një prej aktiviteteve, pashë vajzën time 9 muajshe në pasqyrë që ishte ngritur vetë në këmbë, dhe kishte dalë nga sexholinoja e saj! Menjëherë hapa krahun, duke kuptuar që nuk e kisha lidhur fare para se të niseshim. Atë ditë pata një epifani; nëse isha shumë e zënë për ta lidhur në sedilje foshnjën time, atëherë isha tepër e zënë. Menjëherë fillova t’i bëja ndryshime agjendës sime.

Termi “epifani” përshkruan një çast të papritur qartësie dhe kuptimi, dhe padyshim që Asafi e përjetoi këtë gjë në gjysmën e dytë të psalmit 73. Duke vështruar suksesin, në dukje, të njerëzve të këqij, Asafi ishte bërë ziliqar dhe pyeste veten se pse lodhej duke jetuar si një njeri i drejtë. Përpjekja për ta kuptuar gjithë këtë ishte “shumë e vështirë” (v. 16). Mirëpo kur Asafi hyri në shenjtëroren e Perëndisë, papritur ai kuptoi perspektivën shpirtërore. Të këqijtë do të gjykoheshin; shkatërrimi i tyre do të vinte papritur, dhe ata do të vdisnin “të konsumuar nga tmerri” (v. 19). Ndërsa Asafi ishte vazhdimisht me Perëndinë, i cili i mbante dorën e djathtë. E ardhmja e tij ishte e ndritur; një ditë ai do të pranohej në lavdi (v. 24)!

Tani Asafi e shihte veten si një bir të bekuar të Perëndisë, që në fakt ashtu ishte realisht. Kur kuptojmë që Perëndia ecën me ne dhe vepron përmes nesh, kjo mund të rezultojë në një “epifani” që e kthen përmbys sfilitjen dhe i injekton një qëllim të ripërtërirë jetës. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për praninë e tij në jetën tuaj, ndërkohë që ju drejton për në lavdi.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags