Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27
Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23)
Kur jam duke komunikuar me dikë, e kap veten që nuk duhet të supozoj se të tjerët janë njësoj si unë. Kjo më ka ndihmuar të jem një dëgjues më i mirë. Pyes veten nëse kjo do të ketë qenë një aftësi e rëndësishme në kishën romakë, e cila ishte e përbërë nga njerëz që vinin nga shumë sfonde të ndryshme.
Sot ne mësojmë që “Erasti, arkëtari i qytetit”, dërgonte të fala (Rom. 16:23). Një mbishkrim në latinisht, i gjendur në Korint, thotë: “Erasti e shtroi këtë trotuar me shpenzimet e veta, si vlerësim ndaj caktimit të tij në detyrë si [një zyrtar i zgjedhur për punët publike]”. Për një farë kohe, historianët dolën në përfundimin se të krishterët e parë ishin të gjithë njerëz që vinin nga fundi i shoqërisë. Fjalët e Palit na vijnë ndërmend, që thotë, “ndër ju ka … jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë” (1 Kor. 1:26). Anëtarësia e kishës romake përfshinte familjen që i përkiste Aristobalit (16:10) dhe familjen që i përkiste Narkisit (v. 11), të cilët me shumë gjasa ishin skllevër. Megjithatë, përfshirja këtu e përshëndetjes nga ana e Erastit sugjeron se kisha e hershme përfshinte gjithashtu edhe njerëz që kishin njohje të shumta dhe që kishin para. Prishila dhe Akuila ishin punues tendash nga shtresa e mesme.
Përgjatë javës së fundit kemi studiuar anëtarësinë e kishës në Romë, dhe kemi parë që larmia e anëtarëve të saj i dha formë kishave shtëpi. Brenda kësaj larmie dhe diversiteti, dëshira e Palit ishte për unitet. Sot, duke pranuar që besimtarët nuk janë të gjithë njësoj, ne duhet të luftojmë për të pasur unitet brenda larmisë që kemi. — Kent Fry
Ndërsa luteni, falënderoni për larminë e pasur të trupit të Krishtit.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









