web-woh-3-maj

Feba: lexuesja e letrës

Dita 33 | Lexoni nga Romakëve 16:1-2; Galatasve 3:28

Ju rekomandoj Febën, motrën tonë. (Rom. 16:1)

Shpeshherë thënia “Predikoni ungjillin; nëse është e nevojshme, përdorni fjalë” i atribuohet Françeskut të Asizit. Feba, personi i parë që përmendet në listën e gjatë të emrave në kapitullin 16, nuk ishte faktikisht pjesë e anëtarësisë së kishës romake. Ajo ishte mbartësja e letrës së Palit drejtuar romakëve. Me shumë gjasa ajo ishte lexuesja e letrës, dhe mund ta ketë mësuar atë përmendësh, në mënyrë që të mund ta përcillte në mënyrë dramatike, duke iu drejtuar grupeve të ndryshme që gjendeshin në këtë kishë. Pali mund ta ketë stërvitur atë me mënyrën për ta lexuar letrën, me qëllim që të vinte e freskët tek bashkësia.

Feba ishte një tablo e ungjillit, me apo pa fjalët. Emri i saj do të thotë “titaneshë”, që do të thotë se ajo ishte konvertuar në krishterim nga një sfond pagan. Ajo është “motra jonë”, gjë që tregon se ishte formuar një realitet i ri social në mesin e besimtarëve të Jezusit, që e tejkalonte nderin, pushtetin, privilegjin apo lidhjet shoqërore të romakëve. Ajo ishte një “dhjake”, ose ndoshta thjesht, “dhjak”, ose bashkëshortja e një dhjaku (shih 1 Tim. 3:11). Nuk jemi edhe aq të sigurt për ofiqet që ishin në kishën e shekullit të parë, mirëpo fakti që Pali i beson Febës këtë letër të rëndësishme, tregon që ajo ishte goxha e aftë. Ajo ishte nga Kenkrea, afër Korintit, ku me shumë gjasa Pali shkroi letrën drejtuar romakëve. Pali thekson këtu se ajo ishte një “ndihmë për shumë vetë” (Rom. 16:2), që do të thotë se ajo mbështeste në mënyrë financiare shërbesën e Palit dhe të misionarëve të tjerë. Jo vetëm që ai përcolli me gojën e vet fjalët e kësaj letre, mirëpo edhe vetë prania e saj e personifikoi ungjillin për kishën.

Merrni në konsideratë të gjitha “Febat” që gjenden në bashkësitë apo familjet tona, të cilat predikojnë ungjillin, dhe kur është e nevojshme, përdorin fjalët. — Kent Fry

Ndërsa luteni, falënderoni për të gjitha “Febat” në jetën e familjes apo bashkësisë suaj.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags