web-woh-89-mars

Fitore në Jezusin

Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15

Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15)

Tek vepra e C. S. Lewis me titull “The Lion, the Witch and the Wardrobe”, bota magjike e Narnias vuan nën mallkimin e ligë të Shtrigës së Bardhë. Megjithatë, qarkullojnë fjalë se Aslani, luani, është “në lëvizje” për të thyer mallkimin. Kulmi i historisë vjen kur Aslani i dorëzohet Shtrigës së Bardhë dhe ajo e vret në Tryezën e Gurit. Shtriga mendon se ka fituar, vetëm për të kuptuar se është mashtruar! Aslani ringjallet dhe vdekja, që dukej si humbje, rezulton të jetë fitorja e lavdishme e Aslanit.

Diçka e ngjashme ndodhi në vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Ajo që dukej si turp dhe humbje rezulton të jetë fitorja e Perëndisë mbi mëkatin, vdekjen dhe fuqitë e errësirës! Në kryq, Perëndia jo vetëm e anuloi borxhin e mëkatit tonë; Ai triumfoi mbi “pushtetet dhe principatat” — pra, Satanin dhe forcat demonike që u rebeluan kundër Perëndisë (v. 15). Pali përdor imazhin e një parade ushtarake fitimtare ku ai që udhëheq paradën është Krishti i kryqëzuar, Qengji që u flijua, dhe fuqitë kozmike të errësirës merren si plaçkë lufte.

Ky po që është lajm i mirë! Edhe kur errësira vazhdon dhe tundohemi të dëshpërohemi, jemi të sigurt se beteja shpirtërore tashmë është fituar. Mëkati dhe vdekja janë mundur, fuqitë e errësirës janë rrëzuar nga froni. Ne kemi fitore në Jezusin! — Brian Keepers

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë besim dhe shpresë se Krishti, edhe tani, mbretëron fitimtar.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

web-woh-89-mars

Fitore në Jezusin

Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...

web-woh-88-mars

Skandali i Kryqit

Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...

web-woh-87-mars

Marrëzia e Kryqit

Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...

web-woh-84-mars

Prandaj, Lavdëroni!

Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...

Tags: No tags