Dita 63 | Lexoni nga Gjoni 15:1-8
Por fryti i Frymës… (Galatasve 5:22)
Shumica e librarive që janë të ndara me zona tematike, do të kenë shumë rafte kushtuar pjesës së quajtur “libra vetëndihmues”. Krijuar për të na ndihmuar të luftojmë zakonet tona të këqija apo marrëdhëniet jofunksionale, këta libra janë tërheqës për dëshirën tonë për vetëpërmirësim. Dëshira të tilla nuk janë të këqija, s’do mend, por nëse biem pre e idesë që mund ta ndreqim veten me anë të fuqisë sonë, marrim përsipër një barrë që është shumë e madhe për ne. Shumë prej nesh kanë mësuar, në një mënyrë apo një tjetër, që vetëm vetëndihma nuk mjafton. Na nevojitet ndihma e të tjerëve – sidomos e Perëndisë – për të ndryshuar sjelljen dhe për t’u shëruar nga sjelljet që na lëndojnë. Dhe kemi nevojë që të tjerët të na falin dhe të na tregojnë se si ta falim veten, kur pengohemi pashmangshmërisht gjatë rrugës.
Fryti i Frymës ofron një kontrast të mprehtë ndaj lëvizjes së vetëndihmës. Ne nuk e sajojmë dashurinë, gëzimin apo paqen me anë të vullnetit tonë. Fryti që lulëzon në dhe nëpërmjet nesh me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, është hiri i pastër. Nuk është një trofe e arritjeve tona apo një masë e punës sonë të palodhur, por një lulëzim i veprave të Perëndisë. Është një funksionim i bashkësisë me Krishtin. Ne jemi çliruar nga detyra për t’i fituar frytet; por marrim formë dhe krasitemi nga vepra e dashurisësë Perëndisë. Kur jemi më vete, s’mund të prodhojmë fryte të mira. Nëpërmjet fuqisë së Frymës ne lulëzojmë në vizionin e restauruar të asaj që na projektoi Perëndia të jemi. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju çlirojë që të bëheni personi që u krijuat të ishit!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita63
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









