web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20

“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)

Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin. Pastaj lindën vajzat e mia dhe fillova të këndoja gjithë kohën. Këndoja për t’i vënë në gjumë kur ishin foshnja, për t’i shpërqendruar kur ishin të vogla, për t’i argëtuar dhe zbavitur kur ishin aq të rritura sa për t’i kuptuar këngët e marra që shpikja unë. Unë ngazëllohesha me fëmijët e mi duke kënduar.

Detyra e profetit Sofonia kryesisht ishte që të paralajmëronte kombin e Izraelit. Pas shekujsh mosrespekti ndaj rrugëve të Perëndisë dhe shpërfillje ndaj profetëve të Tij, populli i Perëndisë do të përballej me pasojat. Shumica e mesazhit të pasazhit të sotëm nga Sofonia i përkushtohet pakënaqësisë së Perëndisë. Por pastaj, në fund, ai shpërthen në gëzim. Ky popull rebel është ende populli i Perëndisë dhe Mbreti është në mesin e tyre (v. 15). Jobesnikëria e tyre nuk krahasohet me besnikërinë e Perëndisë. Perëndia do ta shpengojë popullin e Tij të dashur. Perëndia do të gëzohet për ta me britma gëzimi (v. 17).

Fëmijët e mi janë të rritur. Nuk janë më ato foshnjat e admirueshme dhe fëmijët të cilëve u këndoja vite më parë. Marrëdhënia ime me ta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por kurrë s’kanë ndaluar së qeni fëmijët e mi dhe kurrë s’kam ndaluar së gjeturi kënaqësi në ta. Nëse nuk do të isha i bindur se do t’i vija në siklet, sërish do të gëzohesha për ta duke kënduar. Përmes Jezus Krishtit, Perëndia krijoi një rrugë që gjithsecili të bëhet fëmija i Tij. Nëse keni besim te Jezusi, nuk ka rëndësi çfarë moshe keni apo sa larg tij endeni. Ju kurrë s’do ndaloni së qeni fëmijë i Perëndisë dhe Ai kurrë nuk do ndalojë së gëzuari për ju. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, përfytyroni pak gëzimin e Perëndisë për ju.

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags