Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11
“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)
Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin ditëlindja ime dhe Krishtlindja. Gjëja që prisja më shumë gjatë këtyre ditëve… dhuratat. Sigurisht! S’kishte gëzim më të madh për mua sesa të hiqja mbështjellësen dhe të shihja çfarë kishte brenda. Ishte një mister. Prindërit e mi nuk merrni kurrë shumë dhurata, por duket se i shijonin ditëlindjet dhe Krishtlindjet po aq sa, mbase edhe më shumë, se unë. Ndërsa rritesha, fillova të kuptoja se gëzimi i tyre më i madh ishte familja jonë. Gëzimi ynë ishte gëzimi i tyre.
Libri i Hebrenjve është një letër inkurajimi për të krishterët në vështirësi për të ruajtur besimin. Libri gjurmon premtimet dhe profecitë më të fuqishme të Dhjatës së Vjetër deri në vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit. Autori argumenton se asnjë kosto tokësore s’mund të krahasohet me dhuratat qiellore që presin çdo besimtar. Dhimbja e përkohshme në këtë botë do t’ia lërë vendin gëzimit të përjetshëm. Më pas, autori i thekson të krishterëve modelin e përsosur të këmbënguljes: Jezus Krishtin, i cili vuajti përndjekje dhe duroi kryqin “për gëzimin që ishte përpara tij” (v. 2). Cili ishte ky gëzim?
Unë dhe ju. Si trashëgimtar dhe sundues i ligjshëm i krijimit, Jezus Krishti gjithmonë ka patur gjithçka. Gjithçka përveç të vetmes gjë që s’mund të merret me forcë: dashurisë sonë. Motivimi ynë për të ndjekur besimin është premtimi i një personi, dashurisë sonë të parë, Atij që na bëri ne gëzimin e Tij. Bëjeni Atë gëzimin tuaj këtë periudhë. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, përfytyrojeni Jezusin teksa gjen gëzim të madh në ju.
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...









