web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24

“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)

Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohet “Ligjeratës së lamtumirës”. Fjalët e fundit të Jezusit për dishepujt, përpara se Ai të shkonte në kryq. Te Ligjerata e lamtumirës, Jezusi i përgatit dishepujt që të vazhdojnë shërbesën e Tij në mungesën e pranisë së Tij fizike. Jezusi gjithashtu po i përgatit që të dëshmojnë vdekjen e Tij në kryq. Jezusi e di që dishepujt e Tij do të përjetojnë një dhimbje dhe humbje të paimagjinueshme. Por sërish, në kapitullin 16, për çfarë flet Jezusi? Për gëzimin.

Jezusi nuk u garanton atyre që besojnë në Të një jetë pa dhimbje. Përkundrazi, Jezusi e bën të qartë se dishepujt e Tij do të përballen me vështirësi pikërisht për shkak të besimit të tyre tek Ai (Gjoni 15:18-20). Ky ishte një inkurajim thelbësor për dishepujt e Tij të parë, teksa ata do të përballeshin me përndjekje të jashtëzakonshme. Është e lehtë të mendojmë se shenja më e qartë e favorit të Perëndisë janë kohët e mira. Është po aq e lehtë të mendojmë se nëse kohët janë të vështira, Perëndia duhet të na ketë braktisur. Jezusi i siguroi të gjithë dishepujt e Tij se ata nuk janë braktisur dhe premton dhuratën e Tij më të madhe, një prani e përhershme e Frymës së Shenjtë.

Por Jezusi premton më shumë. Ai premton se dhimbja tokësore e dishepujve të Tij do t’ia lërë vendin gëzimit të përjetshëm. Këto dy premtime janë për besimtarët e çdo kohe dhe vendi. Nëse besoni në Jezusin, ju tashmë e keni marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë, përmes fuqisë së të cilit kemi besimin shpëtues. Dhe keni sigurinë e qëndrueshme për t’ju mbajtur gjatë gjithë jetës; çdo pikëllim i juaji një ditë do t’ia lërë vendin gëzimit të pamasë. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, dorëzojani Jezusit pikëllimet tuaja dhe kërkoni gëzimin e Tij.

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags