Dita 65 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Filipianëve 1:15-21
Por fryti i Frymës është… gëzimi. (v. 22)
Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për gëzimin? Cila ishte përvoja e fundit që ju e përjetuat atë që do ta përshkruanit si “gëzim të pashoq”?
Gëzimi është diçka ndryshe nga lumturia. “Kërkimi i lumturisë” është i përcaktuar në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë si një e drejtë e patjetërsueshme. Shumë njerëz harxhojnë shumë kohë, para dhe energji duke tentuar të ndjekin lumturinë. Megjithatë, gëzimi vjen nga një rrugë tjetër. Nuk është e drejtë e patjetërsueshme në sensin politik, por një nënprodukt i një përvoje të thellë në të cilën, të paktën për një çast, ne e ndiejmë me të vërtetë plotësinë e jetës. Përvoja të tilla priren të ndodhin jo vetëm kur jemi duke kërkuar gëzimin, por edhe kur gëzimi po na kërkon neve. Ashtu si C. S. Lewis-i, edhe ne befasohemi nga ai. Gëzimi nuk është diçka që mund ta prodhojmë vetë, por ne mund ta marrim, ta shijojmë dhe ta ndajmë me të tjerët.
Gëzimi shumëfishohet ndërsa ndahet, ndërsa lumturia shpeshherë pasqyron një qëndrim pamjaftueshmërie. Lumturia e dikujt mund të vijë në kurriz të lumturisë së dikujt tjetër, kur ekziston me kufi. Ndryshe, gëzimi bëhet gjithnjë e më i bollëkshëm ndërsa rrezaton nga personi i gëzuar. Ka mjaftueshëm për të gjithë, ashtu si engjëjt që thirrën “Gëzohu, botë!” gjatë lindjes së Jezusit. Ishte një mesazh përfshirjeje, një fjalë mirëseardhjeje, që thërriste këdo dhe gjithkënd në gëzimin që Perëndia ofron te Jezusi. A mund të jetë gëzimi duke ju kërkuar ju sot? Deri në pikën ku është gati të derdhet nga jeta juaj në të dikujt tjetër? – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju jap gëzim të thellë nëpërmjet bollëkut të Frymës!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita65
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









