Dita 19 | Lexoni nga Predikuesit 9:1-12
Të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. (v. 1)
Para tre vitesh, pasi u kthyem nga një udhëtim kampimi në gusht, zbuluam që dreri na e kishte shkatërruar të gjithë kopshtin tonë të perimeve. Të gjitha domatet ishin ngrënë, fasulet dukeshin sikur ishin prerë me kosë, dhe ato që kishin ngelur ishin vetëm disa patate dhe karota. Në bazë të këtij shkatërrimi, të gjitha përpjekjet tona dukeshin se kishin qenë të kota, mirëpo rrjedhimisht kuptuam që, edhe pse nuk i kontrollonim dot drerët që banonin rreth e qark nesh, ne prapë mund të ngrinim një gardh!
Predikuesi ishte i trazuar për shkak të kotësisë së punës së tij, dhe për shkak të vdekjes së pashmangshme dhe se si kjo mund të kthente përmbys gjithçka që kishte bërë. Këto ide përsëriten edhe në kapitullin e 9, por shohim gjithashtu që ai e kupton se njerëzimi nuk ka kontroll mbi jetën apo vdekjen; këto gjëra janë në dorë të Perëndisë. Edhe pse e keqja ekziston në botë, është në fakt mëkati ai që shkakton që “zemra e bijve të njerëzve” të jetë plot ligësi dhe marrëzi (v. 3). Por ama ekziston edhe e mira, që duhet shijuar! Ne duhet të hamë e të pimë me zemër të gëzuar, të gëzojmë jetën me bashkëshortin/en që duam dhe të punojmë me gjithë forcën tonë. Kjo është “pjesa jonë në jetë” e dhënë nga Perëndia (v. 9).
Përpjekja për të kontrolluar gjithçka përreth nesh do të na çojë në sfilitje dhe në ndjesinë e kotësisë. Mbani mend që Perëndia ka një plan, dhe ka urtësinë dhe pushtetin për të kontrolluar të gjitha gjërat për të mirën tonë dhe për lavdinë e tij (Rom. 8:28). Jeta dhe puna jonë janë të sigurta në duart e tij. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, ia parashtroni Perëndisë situatën që ju shqetëson më së shumti në këtë çast, dhe besoni që ai do e nxjerrë për mirë.
Epifania e Asafit
Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...
Një krahasim shqetësues
Dita 20 | Lexoni nga Psalmi 73:1-14 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë begatinë e njerëzve të këqij. (v. 3) Një nga shprehjet e mia të preferuara ës ...
Gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë
Dita 19 | Lexoni nga Predikuesit 9:1-12 Të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. (v. 1) Para tre vitesh, pasi u kthyem nga një ud ...
Punë, urtësi dhe sfilitje
Dita 18 | Lexoni nga Predikuesit 2:9-20 Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia ... dhe, ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim p ...
Një tablo e sfilitjes
Dita 17 | Lexoni nga Predikuesit 1:1-11 Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu. (v. 8) Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufizon " ...
Perëndia i të sfiliturve
Dita 16 | Lexoni nga Isaia 40:25-31 Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. (v. 29) Çfarë i pengon më së shumti besimtarët në ecjen e ty ...
Premtimi i ripërtëritjes
Dita 15 | Lexoni nga Luka 15:11-24 Do t'i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t'ua fal të gjitha paudhësitë e tyre m ...
Kur u bëhet thirrje bishave
Dita 14 | Lexoni nga Isaia 56:9-12 O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani të hani; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit! (v. 9) Ndonjëherë, duket sikur jemi të r ...









