Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16
Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16)
Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban. I pari, sigurisht, është Jezusi, e dyta është Maria, i treti është Ponc Pilati. Pilati do të ishte harruar plotësisht, një zyrtar i parëndësishëm i një perandorie të vdekur prej kohësh, po të mos ishte një gjyq që ai drejtoi. Por ai ishte gjyqi në të cilin Pilati dënoi Jezusin me vdekje dhe tani emri i tij jeton në çnderim përjetë. Si do t’ju dukej të kujtoheshit përjetësisht si njeriu që kryqëzoi Krishtin? U desh vetëm një vendim prej burracaku nga ana e Pilatit.
Pilati nuk donte ta dënonte Jezusin. Secili prej shkruesve të ungjijve e kujton me dhimbje vendimin e Pilatit. Jezusi nuk ishte fajtor (Gjo. 18:38). Por si shumë njerëz të suksesshëm, Pilati ishte i dashuruar me këtë botë, me statusin e tij, pronat që kishte dhe sidomos me karrierën. Përballë të gjitha këtyre ishte fati i këtij njeriu të pafajshëm, Jezus Krishtit.
Ekuilibri u përmbys në çastin vendimtar kur dikush nga turma bërtiti se nëse Pilati e lironte Jezusin, ai nuk do të ishte më mik i Cezarit. Nuk do të ishte mirë për të që ndonjë raport negativ nga Judea t’i shkonte në vesh perandorit. Prandaj, zgjedhjet e Pilatit ishin këto; ai ose do të ishte mik i Jezusit, ose i Cezarit. Ai mund të kishte botën, ose të kishte Krishtin, por jo të dy.
Edhe pse Pilati mund të kishte dashur të zgjidhte Jezusin, ai nuk ishte i gatshëm të paguante koston e kësaj.
Po ju? Kë do të zgjidhni sot, botën apo Jezusin? — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju bëjë që ta zgjidhni Atë sot.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita16
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









