web-woh-16-korrik

Gjykim i errësuar

Loading poll ...

Dita 16 | Lexoni nga Romakëve 1:18-32

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. (Zan 1:1)

Kjo është mënyra se si fillon Bibla. Bibla fillon duke na treguar se para se të ekzistonte bota jonë, qielli, toka dhe deti, dhe çdo gjë në to, është Perëndia i cili flet dhe gjëja që Perëndia urdhëron, vjen në ekzistencë. Kjo do të thotë se të gjithë ne jetojmë për shkak të Perëndisë, por edhe në vetë krijimin e Perëndisë.

“Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua” (Rom 1:20-21). Ky tekst na thotë se Perëndia jo vetëm që e krijoi gjithësinë, por që edhe na flet përmes veprës së tij të krijimit. Kur shohim se sa madhështor është krijimi i Perëndisë, kuptojmë se sa më i madhështor është Perëndia që krijoi gjithësinë. Kushdo prej nesh mund të kuptojë se asgjë nuk vjen nga asgjëja. Dikush e shkaktoi atë dhe ky dikush është Perëndia.

Lajmi i mirë i Biblës është se në faqet e saj Perëndia e zbulon veten gjithmonë e më shumë, me qëllim që ne ta njohim atë. Perëndia e zbuloi veten tek Adami, Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, profetët, dhe më shumë se çdokush tjetër, Perëndia e zbuloi veten e tij në Jezu Krishtin, Birin e Tij. Krijimi na tregon madhështinë e Perëndisë, por Biri na tregon dhembshurinë dhe dashurinë e Perëndisë. Ai erdhi të na shpëtojë nga errësira, skllavëria e mëkatit dhe nga vdekja. Ai erdhi të na japë jetë. (Gjo. 10:10-11) – Gentian Dogani

Ndërsa luteni, sodisni krijimin e mrekullueshëm të Perëndisë dhe falënderojeni që na e ka zbuluar veten e tij.

#KrijimiIPerëndisë #Romakëve1 #Zanafilla1 #MadhështiaHyjnore #FuqiaEPërjetshme

#ZotiKrijues #ZbulimHyjnor #FjalaEZotit #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags