webdita-33-woha-33

Gostia e Levit

Loading poll …

Dita 33 | Lexoni nga Luka 5:27-39

“Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.” (v. 29)

Ai këtu ishte në një shtëpi me këta njerëz dhe ata po e shijonin shoqërinë e Tij. Po qeshnin, po hanin, po dëgjonin, po flisnin, kishte pyetje të matura dhe përgjigje. Ndërsa disa murmurisnin për njerëzit me të cilët shoqërohej Ai, Jezusit sinqerisht nuk i bëhej vonë për qëndrimin e tyre. Ai ishte një doktor mes të sëmurëve, një bari që kërkonte delet e Tij. Ai ishte Perëndia mes mëkatarëve.

Një ditë Levi, (i njohur edhe si Mateu), la pas gjithçka, përfshirë dhe tezgën e taksave, për të ndjekur Jezusin. Vepra e tij e parë si dishepull ishte të ftonte miqtë e tij në një gosti të madhe në shtëpinë e tij, që edhe ata të mund ta takonin Jezusin. Duket qartë që Levi kishte miq në “vendet e ulëta”, një grup skandalizues tagrambledhësish dhe mëkatarësh. Farisenjtë vrisnin mendjen se pse Jezusi shoqërohej me njerëz të tillë. Por Jezusi e dinte saktësisht se kush ishin këta njerëz: “Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët” (v. 32). Ai shpjegoi se nuk donte thjesht të riparonte sistemin e tyre të vjetër të adhurimit, të rregullonte atë që ishte e vjetër dhe e konsumuar. Jezusi po bënte çdo gjë të re! Për fat të keq, farisenjtë nuk donin të ndryshonin. Atyre u pëlqente më shumë “vera e vjetër” (shih v. 39).

Farisenjtë nuk e kuptonin që, ashtu si miqtë e Levit, ishin të vdekur shpirtërisht dhe kishin nevojë për një doktor. Jezusit i pëlqente të kalonte kohë me ata që e dinin se ishin mëkatarë dhe po kërkonin me sinqeritet një Shpëtimtar. A është kjo gjendja juaj sot? Mos kini frikë, turp apo siklet. Jezusi është miku i mëkatarëve. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, rrëfeni që jeni mëkatar që ka nevojë për Jezusin.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita33

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags