Dita 31 | Lexoni nga Eksodi 4:18-20
Moisiu… u kthye në vendin e Egjiptit. (v.20)
“Një udhëtim i gjatë një mijë milje fillon me një hap të vetëm,” thotë një fjale e urtë e lashtë kineze. Në një moment të caktuar, t’i lëmë justifikimet, duhet të marrim hapin e parë në misionin e mrekullueshëm të Perëndisë.
Noeu duhet të gdhendë trungun e parë për arkën. Abrahami duhet të fillojë të eci drejt Kanaanit. Davidi duhet të hedhë gurin e parë në kokën e Goliathit. Esteri duhet të mbajë qëndrimin e saj para mbretit. Maria duhet t’i tregojë Jozefit çfarë i tha engjëlli. Pali, duke ditur se “e presin burgosje dhe vuajtje,” duhet të shkojë drejt Jerusalemit. Ai shton: “unë nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus” (Vep. 20:23-24). Moisiu duhet të marrë bastunin në dorë dhe të kthehet në Egjipt (Eks. 4:20).
Në vitin 1994, një avokat me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së hetoi gjenocidin në Ruanda. Gary Haugen gërmoi në varre masive. Perëndia e lëvizi zemrën e tij. Ai pa masën e dhunës dhe skllavërisë midis popullit vulnerabël dhe të varfër. Pra, në 1997 Gary e lë punën e avokatit dhe nisi një grup fillestar për t’i dhënë fund skllavërisë moderne. Kështu lindi Misioni Ndërkombëtar i Drejtësisë (IJM). Sot, 17 zyra terreni të shpërndara midis vendeve në zhvillim shohin çdo ditë skllevërit e çliruar dhe kriminelët e sjellë para drejtësisë. Detyra e Perëndisë – dhënia fund e skllavërisë moderne – mund të dukej shumë e madhe. Gary Haugen mori atë hap të parë dhe mijëra janë të lirë sot. Dhe më shumë do të jenë të lirë nesër.
Çfarë misioni po të jep Perëndia? Është koha të shkosh. — Jon Opgenorth
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë guxim të merrni hapin e parë.
Dhënia e Provës
Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...
Kurrë mos u dorëzoni
Dita 35 | Lexoni nga Veprat 14:1-7Dhe atje vazhduan të ungjillëzonin. (v. 7)Jeta e krishterë jo gjithmonë pranohet nga të gjithë. Ka raste kur, si të krishterë ...
Vështirësitë Ndërtojnë Qëndrueshmëri
Dita 34 | Lexoni nga Psalmi 69:1-5, 30-36 Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. (v. 32 ...
Kur Godet Stuhia
Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...
Pa Justifikime
Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...
Pritshmëritë e Perëndisë
Dita 28 | Lexoni nga Eksodi 4:1-2Ç’është ajo që ke në dorë? (v.2)Moisiu i bën pyetje Perëndisë: “Kush jam unë?” dhe “Kush je ti?” Perëndia përgjigjet me një vi ...
Çfarë Duhet të Bëj?
Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...









