web-woha-dita-15

Hapi tjetër

Loading poll …

Dita 15 | Lexoni nga: 1 Korintasve 13:1-13

“Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.” (v.13)

Shpresoj që kjo seri mbi rezolutat biblike t’ju ketë inkurajuar për të jetuar jetën e krishterë. Ndërsa përpiqeni të përfshiheni në një disiplinë shpirtërore, të jetoni si shërbëtor, të mbështeteni te Fryma e Shenjtë dhe të pasqyroni një mendësi si të Krishtit, le ta mbyllim këtë seri me disa rezoluta biblike themelore që vijnë nga goja e Jezusit.

Dy të parat vijnë nga Urdhërimi i Madh (Mat. 22:37-40): Duajeni Perëndinë dhe duajeni të afërmin tuaj (të tjerët) porsi vetveten. 1 Korintasve 13 bën një përkufizim të dashurisë dhe na kujton se dashuria është themeli mbi të cilin ndërtojmë.

Një tjetër urdhërim nga Jezusi vjen nga Porosia e Madhe (Mat. 28:18-20) Jezusi i udhëzon ndjekësit e Tij që të shkojnë dhe të bëjnë dishepuj. Përmes fjalëve tona, veprimeve, qëndrimeve dhe bashkëveprimeve, ne jemi thirrur të jetojmë si dëshmitarë për Jezus Krishtin.

Një tjetër udhëzim i Jezusit është të jemi kripë dhe dritë (Mat. 5:13-16). Përgjatë historisë, kripa është përdorur për të ruajtur ushqime dhe për të dhënë shije. Drita na jep udhëzime për të na ndihmuar që të shohim qartë; për shembull, dritat e natës, një far për anijet, dritat e pistës në aeroport. Ndërsa jetojmë për Jezusin, ne duhet të jemi kripë dhe dritë, të ruajmë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe t’u japim udhëzime atyre që janë të humbur shpirtërisht. Gjatë këtij viti, Perëndia ju dhëntë forcë përmes Frymës së Tij që ta doni Atë mbi çdo gjë tjetër, t’i doni njerëzit që ka sjellë në jetën tuaj, të përmbushni Porosinë e Madhe dhe të jetoni si kripë dhe si dritë. — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të përmbushni çdo rezolutë biblike këtë vit.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita15

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags