Dita 34 | Lexoni nga Romakëve 16:3-4; Veprat e Apostujve 18:1-4
… të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik. (Rom. 16:4)
Në një nga kishat ku kam shërbyer, ende tregohet historia e një djaloshi, i cili, nën një rrezik të konsiderueshëm për jetën e vet, shpëtoi Biblën holandeze të katedrës nga shenjtërorja gjatë zjarrit të vitit 1873 në qytetin e Holland-it. Bibla është gjithçka që ka mbetur nga kisha e asaj kohe.
Prishila dhe Akuila ushtruan një rrezik të ngjashëm besimi në marrëdhënien e tyre me Palin. Ai nuk e harroi kurrë këtë çift, për të cilin tha se “për jetën time vunë kokën në rrezik” (Rom. 16:4). Ne duhet ta kremtojmë këtë çift bashkëshortësh, jo vetëm për heroizmin e tyre, por gjithashtu edhe për shërbimin e tyre të përditshëm në besimin e krishterë. Prishila zakonisht renditet para burrit të saj, ndoshta për shkak se ajo ushtronte funksione drejtuese në vende të ndryshme. Krishterimi i hershëm në Romë ishte kryesisht me judenj; ndoshta ungjilli kishte ardhur në Romë si rrjedhojë e ditës së Rrëshajave (shih Vep. 2:10). Për shkak të trazirave fetare në qytet mes besimtarëve të Jezusit dhe judenjve që e refuzonin Mesian, perandori Klaud i dëboi judenjtë nga Roma në vitin 49 pas K.. Kjo bëri që Prishila dhe Akuila të binin në kontakt me Palin në Korint. Puna që bënin i çoi ata në Efes, ku i shpjeguan Apolos “më saktë” udhën e Krishtit (Vep. 18:24-26). Dhe kur Pali u shkroi romakëve, Prishila dhe Akuila ishin kthyer në Romë dhe drejtonin një nga kishat shtëpi judease. Brenda komunitetit jude, ata praktikonin mikpritjen ndaj johebrenjve (Rom. 16:4).
Ne mund të kemi mundësitë për vepra të mëdha besimi, mirëpo ajo që duhet të përqafojmë është shërbimi i përditshëm i krishterë. — Kent Fry
Ndërsa luteni, kërkoni udhëheqjen e Perëndisë edhe në veprat e mëdha të besimit, edhe në të përditshmet.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









