HISTORIA E "WOH" NE SHQIPERI
38 Vite Fjalët e Shpresës në Shqipëri. Lajmi i mirë. Pa kufij.
Depo. Bunkerë. Mini fortesa prej betoni. Mund të kemi parë me mijëra si këto kur Li Dwjang (Lee Deyoung( dhe Ulliam Braunsën (William BrownSon) ishin për vizitë në Shqipëri.
Fortifikimi prej betoni ishte ideja e Enver Hoxhës, i cili sundoi në Shqipëri nga viti 1944 deri në vitin 1985. Hoxha i trembej pushtimit. Ndoshta pushtimit rus nga veriu, ose me shumë mundësi ai mendonte pushtimin amerikan nga deti. A nuk po qëndronte në pritë aty pranë në detin Mesdhe flota e 6-të e marinës amerikane pikërisht për këtë qëllim? Hoxha ishte gati për këdo. Ai i ndërtoi gjithandej këto shëmtira prej betoni, jo vetëm aty ku mund të ishte e pritshme si, nëpër plazhe, pranë urave apo kryqëzimeve ose mbi majën e një kodre, por bunkerët ishin edhe në këndet e lojërave, duke ruajtur grurin në ara dhe të rreshtuara në vijë përgjatë një pylli.
Enveri neglizhoi ndërtimin e banesave të përshtatshme për qytetarët e tij, por u sigurua që asnjë shqiptar të mos ishte pa një kupolë mitraljeri. Në një vend të bukur si Shqipëria, bunkerët janë një pamje që të vrasin sytë. Dhe kështu vendi ndihej se ishte i sigurt nga pushtimi tokësor dhe ai detar. Por plani nuk mbaronte me kaq. Ishte edhe mbrojtja nga sulmet nga ajri. Për këtë, Hoxha shfrytëzoi vreshtat e shumtë të Shqipërisë. Në majën e shtyllës që mbante vreshtin ishte një bajonetë e vogël që drejtohej për nga qielli, pra ndryshe, një mikpritje e dhimbshme për cilindo parashutist që guxonte të zbriste në tokën shqiptare. Këto masa ishin të çuditshme, pothuajse qesharake, por frikërat ishin të vërteta. Territori i Shqipërisë, një korridor bregdetar përmes Ballkanit, ka qenë pre e pushtuesve për pothuajse tre mijë vjet.
Grekët u vendosën rreth shekullit të 6-të para Krishtit, kurse Romakët 300 vjet më vonë. Ushtritë rivale, myslimane e të krishtera marshuan lart e poshtë brigjeve të Adriatikut. Në fillim të shekullit të 15-të, Shqipëria kishte rënë në duart e myslimanëve otomanë, të cilët sunduan për më shumë se 500 vjet. Për afro dy dekada të shkurtra, pas Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ishte një vend i pavarur, por që u pushtua sërish në vitin 1939 nga italianët. Më vonë shqiptarët luftuan gjithashtu edhe me nazistët. Më pas, në përfundim të luftës erdhi diktatura komuniste e Enver Hoxhës, që ishte ndoshta një nga periudhat më të këqija të të gjitha kohërave për popullin e vuajtur. Fryma e Shqipërisë u shtyp, duke u bërë kështu një vend i dëshpërimit dhe i vdekjes. Hoxha ishte një njeri jashtëzakonisht paranojak, krejtësisht i pamëshirshëm.
Ai i kishte zili dhe frikë intelektualët e shoqërisë së tij dhe u zotua t’i shfaroste ata. Shenja më e vogël e pabesisë ndaj regjimit të tij rezultonte në burgosje, torturë dhe ekzekutim. Nëse ndonjë qytetar qëllonte të shkonte në ndonjë dyqan të boshatisur dhe guxonte të komentonte se nuk kishte bukë apo djathë, atëherë atë e prisnin vite burg për shkak se foli keq për qeverinë. Siç na tregoi edhe një qytetar, tek i cili vuajtja ishte e dukshme: “Hoxha e ktheu Shqipërinë në një kamp të madh përqendrimi”. Madje edhe ndërtesat që u ndërtuan gjatë kohës së komunizmit ishin të dobëta dhe të mërzitshme. Vetëm pas disa vitesh ato ishin të rrënuara në kontrast të plotë me kalatë madhështore të Shqipërisë, disa prej të cilave kanë rezistuar për shumë shekuj me radhë. Zemërimi i Hoxhës më së shumti i drejtohej lirisë fetare. Ai e bëri Shqipërinë kombin e vetëm në botë që ishte zyrtarisht ateist. Asnjë grup fetar nuk lejohej të mblidhej.
Bibla nuk lejohej të lexohej, as himnet të këndoheshin. Posedimi i literaturës fetare ose përmendja e emrit të Zotit ishte një krim kundër shtetit. Me vdekjen e Hoxhës në 1985, drejtimi i vendit i kaloi Ramiz Alisë, një nga ndjekësit më besnik të Hoxhës. Dukej sikur tirania që kishte zaptuar jetët e shqiptarëve nuk kishte fund. Policia sekrete ose Sigurimi i tmerrshëm vazhdonte ta kthente Shqipërinë në një komb spiunësh, në një rrjet dyshimesh dhe terrori. Kishte raste kur agjentët shqiptarë i ndiqnin edhe jashtë vendit personat që ishin arratisur dhe i vrisnin ata. Mbretërimi i vdekjes dukej i pasfidueshëm. Por në vitin 1990, erërat e ndryshimit filluan të fryjnë. Shembja e regjimeve komuniste në të gjithë Evropën Lindore ngjalli edhe në mesin e popullit shqiptar frymën e rezistencës dhe të shpresës. Ata filluan të protestojnë kundër abuzimeve, të bëjnë demonstrata për lirinë.
Ju kujtohen turmat e njerëzve që mësynë në dyert e ambasadave në Tiranë dhe më pas u nisën drejt Italisë? Presioni ndaj qeverisë shqiptare vazhdoi të rritej deri në zgjedhjet historike të marsit të 1992-it, kur qeveria komuniste u rrëzua nga pushteti me anë të votës. Ramiz Alia dha dorëheqjen. Partia Demokratike e sapoformuar fitoi 94 nga 140 vende në parlament. Shenja jete. Tani, për herë të parë pas disa dekadash, është bërë e mundur për njerëzit nga kombe të tjera, madje edhe për amerikanët që dikur u druheshin, të vizitojnë Shqipërinë dhe të udhëtojnë atje. Lee Deyoung (Li Dwjang) dhe William Brownson (Uilliam Braunsën) si pjesë e “Fjalët e Shpresës” kishim privilegjin ta bënin këtë dokumentar, vetëm disa javë pas ndryshimit historik të qeverisë.
Në Shkodër, u takuan me At Luan Kabashin, një prift katolik, i cili kishte qenë i burgosur për rreth 15 vjet për shkak të besimit të tij. Ai u tregoi se si në burg atë e kishin varur me kokëposhtë, e kishin rrahur dhe e kishin torturuar me elektricitet. Shpeshherë e detyronin të qëndronte me fytyrë nga muri me orë të tëra, por pikërisht aty ai gjente mundësinë të lutej. Ai na tha se në mes të gjithçkaje që ai kaloi, shumë shpesh mendja i shkonte tek vuajtjet e Jezu Krishtit. Gjashtë nga shokët e tij të ngushtë vdiqën në qelinë në të cilën ai mbahej. Si i mbijetoi ai gjithë kësaj? At Luani mblodhi duart dhe ngriti sytë për nga qielli.
Ajo që na ngrohu zemrën të gjithëve më së shumti ishin gjërat që Krishti i gjallë po bën sot në Shqipëri përmes hirit dhe fuqisë së tij mahnitëse. Një nga këto është edhe rrëzimi i idhujve që ishin ngritur në këtë vend. Enver Hoxha dikur kishte kudo statuja madhështore të vetes së tij në vende publike. Tani ato janë zhdukur të gjitha.
Është e shtunë pasdite në Tiranë. Lee Deyoung (Li Dejang) dhe William Brownson (Uilliam Braunsën) hyjnë në pallatin e kulturës, i cili dikur ishte ndërtesa kryesore e regjimit komunist që i kishte bërë të paligjshme të gjitha fetë. Këtu po shkojnë për të marrë pjesë në një shërbesë adhurimi. Aty ka këngë lavdërimi, dëshmi të fuqisë shpëtuese të Jezusit, lutje të zjarrta dhe shumë të rinj të pranishëm që janë të etur, të gjallë. Ditën tjetër, në anën tjetër të sheshit, ndodhet muzeu kombëtar, që dikur ishte objekt admirimi për ish qeverinë shqiptare. Muzikantë shqiptarë të njohur në mbarë vendin marrin janë pjesë e drejtimit të adhurimit. Ndërkohë që gjithë këto gjëra mahnitëse bëhen më të qarta për Lee dhe Ulliam, sytë u mbushen me lot. Ata janë dëshmitarë të kremtimeve të bukura të dashurisë së Perëndisë në ndërtesa qeveritare në Shqipëri.
Stafi Fjalët e Shpresës e dinte që kishte njerëz që kishin dëgjuar transmetimet e tyre në shqip duke qenë se numri i letrave që vinte nga Shqipëria ishte gjithnjë e në rritje, që prej lëvizjes drejt demokracisë. Ata vendosën të kërkonin disa prej këtyre dëgjuesve në qytetin verior të Shkodrës. Disave nuk u gjenin dot vendndodhjen, disa të tjerë nuk ishin në shtëpi, por ishte gëzim i madh për ata kur arritën të gjenin një familje dëgjuesish. Një nga pedagogët e një universiteti vendor që fliste anglisht, kishte dalë vullnetarë për t’i ndihmuar të gjenin këto adresa. Ai e dinte se ishim afër njërës prej këtyre adresave, kështu vendosi të pyeste një grup njerëzish që po qëndronte jashtë tregut të mishit. A e njeh dikush Anunciata Tiranën? Një grua në cep të turmës u përgjigj e habitur. Po, unë jam nunciata. Kur mësoi se Li dhe Ulliam ishin nga programet e krishtera në shqip, ajo u gëzua pamasë. Iu lut që t’i shkonin në shtëpi por në fillim kërkoi ta linin të pastronte pak. Zakon i njohur, apo jo? Li dhe Ulliam i shkuan në shtëpi, u takuan me dy djemtë e saj, Gregorin dhe Denisin dhe i treguan se përse kishin ardhur. Ajo fliste me ngazëllim për domethënien që programet kishin për të.
Dëshmia: Ajo tha se ishte e lumtur që programet tona nuk flisnin për politikë, por për Krishtin.
Në ato vite të errëta izolimi, shteti diktatorial kishte njerëzit e tij që vigjëlonin duke përgjuar çdo lëvizje të qytetarve shqiptarë.
Nën dritën e së Vërtetës dhe nën prirjen e mirë të zemrës së tij, Albert Dosti do të kthehet nga përgjues në ndjekës të Fjalës.
Një nga pjesët interesante të vizitës që bënë Li dhe Ulliam në fillim vitet ’90 në Shqipëri ishte dhe me Bledi Hodobashin. Atë e takuan në një shërbesë adhurimi në atë ndërtesën që shihni pas meje. Ai iu afrua Andreas pas shërbesës dhe filloi të bisedonte me të dhe i tregoi se kishte qenë duke i dëgjuar këto programe që prej fillimit, që kur kishin filluar të transmetoheshin. Dhe përmes këtyre programeve ai kishte filluar të besonte te Jezus Krishti.
Bledi Hodobashi: Po, isha duke kërkuar kanale në radio, kur dëgjova për herë të parë fjalën Jezus, sepse në vendin tonë në atë kohë nuk ishte e mundur ta dëgjoje diku tjetër. Në fakt, ky ishte kontakti im i parë dhe kur unë pashë se kush ishte Krishti, se kush ishte mesazhi i Krishtit, mendova me vete se ky mund të ndryshojë botën. Me kalimin e kohës i kthehesha transmetimeve në radio dhe ky ishte burimi im i ushqimit.
E të mendosh se në gjithë ato vite që Fjalët e Shpresës kanë transmetuar, kur Shqipëria ishte e izoluar, kur nuk u shkonin letra, ka pasur njerëz si Bledi që dëgjonin ungjillin, dhe jetët e tyre ndryshonin përgjithmonë. Kjo i bëri zemrat e Li dhe Ulliam të kërcenin nga gëzimi.
Edhe sot pas 10 vjetësh shërbese në Shqipëri “Fjalët e Shpresës” vazhdon të ndjek vizionin: Të predikojë Lajmin e mirë të Jezu Krishtit në të gjitha gjuhët që fliten, duke kërkuar bashkë me partnerët në shërbesë, të fitoj çdo njeri për Krishtin dhe të inkurajoj të Krishterët në jetën e tyre si dishepuj. Një mision ky për të qenë një shërbesë besimi, e varur në përkushtimin e njerëzve ndaj thirrjes së Perëndisë, për të çuar Lajmin e Mirë në mbarë boten.