Meditime 3 dhjetor (Lexoni nga Isaia 9:1-7)
Dhe do të quhet i admirueshëm… (v. 6)
Ne mund të themi “Kjo është e admirueshme”, duke nënkuptuar që diçka është e shkëlqyer ose e jashtëzakonshme, por fjala e admirueshme në anglisht përmban kuptime të tjera. Diçka e admirueshme mund të jetë plot mrekulli, duke na ngjallur edhe një sens nderimi. Mund të jetë edhe diçka që na shtyn të vrasim mendjen, të reflektojmë ose të pyesim. Fjala në hebraisht që këtu është përkthyer i admirueshëm nënkupton diçka që i përafrohet një vepre të mrekullueshme ose mrekullie.
Shumë kohë para lindjes së Jezusit, Isaia u tha bashkëkohësve të tij izraelitë që ardhja e Mesias do të nënkuptonte se “populli që ecte në terr pa një dritë të madhe” (Isaia 9:2). Një foshnjë e pazakontë do të vinte për të sjellë dritë në terr. Kjo profeci do të ketë ngjallur pyetje dyshimngritëse tek njerëzit që e dëgjuan fillimisht. Ç’mrekulli dhe nderimi duhet të ketë frymëzuar foshnja Jezus në zemrat e atyre që e takuan në fillim? Ç’mrekulli magjepsëse që Perëndia e ka lënë drejtimin e gjithë botës mbi supet e kësaj foshnjeje të vogël?! Ç’gëzim të mrekullueshëm ka të rezervuar ende Jezusi për të gjithë ata që i besojnë Atij!
Në pjesën veriore të botës, dhjetori është një periudhë e errët e vitit që shpeshherë ne e presim me drita xixëlluese. Kur ne ndalojmë të mrekulluar dhe të befasuar nga pamja e një peme Krishtlindjeje me drita apo e një vitrine dyqani, a do të zgjedhim edhe të bëjmë vend në zemrat tona për ta soditur dritën madhështore Të Admirueshmit që vazhdon të shkëlqejë ende në errësirën tonë? – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë një sens mrekullie në këtë sezon Adventi!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









