Dita 90 — Lexoni nga: 1 Pjetri 4:7-11
“Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t’iu kushtuar lutjeve.” (v. 7)
Një i krishterë i zakonshëm lutet rreth një minutë në ditë, kurse një pastor i zakonshëm lutet rreth pesë deri në dhjetë minuta në ditë. Sado që të jetë koha që kalojmë në lutje, çfarë do të ndodhte nëse do të luteshim më shumë nga sa lutemi?
Sa herë që shihni njerëz të lutjes, shihni lëvizjen e Mbretërisë. Në Bibël, Danieli ishte përgatitur që të jepte jetën e tij në vend që të hiqte dorë nga të luturit tre herë në ditë. Dishepujt përfunduan në burg sepse predikonin dhe luteshin për shërim në emrin e Jezusit. Vetë Jezus Krishti u lut gjatë gjithë natës përpara se të vuante dhe të vdiste në kryq. Shikoni ndikimin e lutjes!
Sa kohë ka kaluar që kur keni patur një kohë kuptimplotë me Zotin? Pse nuk provoni diçka të re me lutjen, të bëheni të disiplinuar për këtë dhe të shihni çfarë do të bëjë Perëndia? Sa e vërtetë është shprehja: “Kur punojmë, punojmë ne, kur lutemi, punon Perëndia.” Ju sfidoj që të bëni lutje të fuqishme. Bëhuni kreativë. Bëni një shëtitje duke u lutur. Bëni vrap duke u lutur. Shkruajini lutjet tuaja për një muaj. Thërrisni disa miq për një orë lutje herët në mëngjes. Lutuni mbi secilin prej fëmijëve tuaj kur po flenë. Mblidhuni me miq të krishterë, vendosni një karrige në mes të dhomës dhe uluni aty secili prej jush ndërsa të tjerët luten për ju. Nëse fundi është afër, a nuk duhet që të lutemi? — Bob Bouwer
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju mbushë me dëshirën për t’u lutur përmes punës së Frymës së Shenjtë.
I disiplinuar për lutje
Dita 90 — Lexoni nga: 1 Pjetri 4:7-11“Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.” (v. 7)Një i krisht ...
Lutuni pa pushim
Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...
Lutja dhe identiteti
Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...
E fuqishme dhe efektive
Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...
Dhurata e Krishtlindjes
Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...
Qyteti i vogël i Betlehemit
Dita 85 — Lexoni nga: Mikea 5:1-9“Dhe ai vetë do të jetë paqja.” (v. 5)Profecia e Mikeas u bë në epokën e perandorive. Mikea ishte një profet në vitin 700 para ...
Udha e paqes
Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...
Princi i paqes
Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...









