web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6

Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1)

Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. Fjala e Perëndisë nuk kthehet kurrë bosh (Isa. 55:11). Duke e filluar me kapitullin e 16-të të Romakëve, dhe pastaj duke vijuar me këshillat praktike te kapitujt 14 dhe 15, është sikur marrim lente të reja për të kuptuar atë që po lexojmë.

“Pranojeni atë që është i dobët në besim” (v. 1). Në kishat shtëpi të Romës kishte njerëz që ishin të dobët shpirtërisht. Kjo do të thotë që kishte të tjerë në këto kisha shtëpi të cilët ishin të fortë, megjithëse Pali nuk e përdor fjalën “të fortë” specifikisht deri më vonë (15:1). Mirëpo kush ishin të dobëtit dhe të fortët në këto kisha? Në vitin 49 pas K. perandori Klaud i përjashtoi judenjtë nga Roma (përfshirë këtu edhe besimtarët judenj të Jezusit). Vite më vonë, kur u rikthyen, besimtarët judenj ishin në minorancë, me johebrenjtë që ishin më të shumtë në numër. Besimtarët judenj ndiqnin rregullat “kosher” të tavolinës, ndërsa besimtarët johebrenj nuk e bënin këtë. Besimtarët judenj i gjykonin johebrenjtë, ndërsa besimtarët johebrenj i përçmonin “homologët” e tyre judenj. Ishin pikërisht të fortët (besimtarët johebrenj) ata që duhet të pranonin të dobëtit (v. 1). Udhëzimi këtu është që zakonet ushqimore të besimtarëve judenj mund të respektohen, ndërkohë që ato nuk kthehen në fokusin e jetës dhe besimeve të kishës.

Sot, ne duhet të marrim një çast për të reflektuar mbi mënyrat se si besimtarët e Jezusit rrezikojnë ta përçmojnë njëri-tjetrin në ato gjëra të cilat Pali do t’i deklaronte si jo thelbësore. — Kent Fry

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të keni të ndara mirë gjërat kryesore të besimit nga ato që janë thjesht zakone.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags