web-dita-87-woha-87

I humbur dhe i gjetur

Loading poll …

Dita 87 | Lexoni nga Psalmi 107

“Ai i çliroi nga ankthet e tyre;” (v. 6)

Kishte kaluar pak kohë që kur kisha qarë me dënesë dhe zemërim për herë të fundit, por lotët më rridhnin në mënyrë të pakontrolluar. Ishte një nga ato çaste në jetë kur për një gjë që isha lutur gjatë, përgjigja “po” ishte shumë afër. Pastaj, si një kredi që nuk miratohet apo si një diagnozë e rëndë, “po”-ja u venit në “jo” dhe u ndjeva e zemëruar. Ndonjëherë, zemërohemi me Perëndinë dhe duam ta fajësojmë Atë për fatkeqësinë tonë. Askush s’i pëlqen vështirësitë, por dëshpërimi mund të na mësojëshumë për veten dhe Perëndinë. Mund të na maturojë dhe të na forcojë në marrëdhënie me Perëndinë.

Psalmi 107 përshkruan njerëz që ishin të humbur dhe të lënduar përpara se të shpengoheshin nga Perëndia. Në Psalm katër herë përmendet pikëllimi, një thirrje për ndihmë dhe një përgjigje nga Perëndia. Dhe katër herë përsëritet i njëjti refren mirënjohjes. “Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre; (v. 6; 13; 19; 28). Kjo fjali e përsëritur e këtij Psalmi na kujton që ne mund t’i thërrasim Perëndisë në pikëllimin tonë dhe kur e bëjmë këtë, Perëndia është besnik dhe na çliron.

Kur jemi të humbur, Perëndia na gjen. Edhe në kohë të vështira, mund t’i besojmë Perëndisë që të na çlirojë, të na ndihmojë dhe të na shpëtojë nga pikëllimi ynë. Ai i ndryshon gjërat për ne dhe këtë do ta bëjë sërish e sërish. Prandaj, kur në jetën tonë diçka kthehet përmbys, në anën tjetër të saj ka shpresë. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, thirrini Perëndisë në kohë të vështira.

#Dita87 #Psalmi107 #IHumburDheIGjetur #ThirrjeDrejtZotit #PerëndiaNaÇliron #ShpresëNëStuhitëETmerrit #BesimNëKohëTëVështira #PerëndiaBesnik #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags