web-dita-49-woha-49

I mjeri unë

Loading poll …

Dita 49 | Lexoni nga Isaia 6:1-10

I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra. (v. 5)

Kur isha i vogël, familja ime shkonte me një grup miqsh në një festë të përvitshme Krishtlindje ku shfaqej dhe babagjyshi i Vitit të Ri. Ishte një festë e shumëpritur, që plotësohej me shfaqjen e babagjyshit të vitit të ri. Megjithatë, çdo vit kishte fëmijë të vegjël që kur shfaqej babagjyshi me gjërat e shndritshme, bërtisnin të frikësuar. Dhurata-dhënësi i dëshiruar ishte një i panjohur i frikshëm.

Qeniet njerëzore janë krijuar për bashkësi me qiellin. Njerëzit nuk duhet të duan asgjë më shumë sesa të takojnë Perëndinë ballë për ballë. Por, që nga rënia, qeniet njerëzore e kanë përjetuar Perëndinë si një të panjohur të frikshëm. Ky tension tragjik na tregohet në pasazhin e thirrjes së Isaias. Qiejt hapen dhe Isaia përballet me lavdinë e pastër të Perëndisë. Reagimi i Tij? “I mjeri unë! …jam një njeri me buzë të papastra.” (v. 5)

Shpirtrat tanë dëshirojnë ripranim në qiell, por mishi ynë i rënë na zmbraps nga prania e lavdishme e Perëndisë. Edhe më të mirët prej nesh janë të padenjë që të mirëpriten sërish në shtëpinë tonë të vërtetë. Vetëm Perëndia mund ta gjejë një rrugë. Për të trajtuar padenjësinë e Isaias, Perëndia e kalon atë përmes një zjarri pastrues. Kur bëhet fjalë për padenjësinë tonë, Perëndia e vendosi Veten në vendin tonë. Shlyerja e mëkateve që për Isaian erdhi përmes thëngjillit të zjarrtë të serafinit, për ne vjen përmes kryqit të Jezus Krishtit. Në kryq, Perëndia shkëmbeu mëkatet tona me drejtësinë e Krishtit. Në Krishtin shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë bëhet diçka personale dhe qielli hapet plotësisht për ne.Përmes Krishtit, Perëndia shndërrohet nga një i panjohur i frikshëm në një mik të dashur. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, prisni një takim me Perëndinë që është miku juaj.

#Isaia6 #IMjeriUne #LavdiaEZotit #TakimMePerendine #FrymaEShenjtë #PastrimShpirtëror #MikuImZoti #NgaFrikaTeHiri #FjalëteShpresës

Tags: No tags