web-dita-43-woha-43

I njohur për ta

Loading poll …

Dita 43 | Lexoni nga Luka 24:25-35

“…e kishin njohur në ndarjen e bukës.” (v. 35)

Kur vjehrri im i ndjerë na drejtonte në lutje, ai shpesh shtonte këtëfjali: “Na fal mëkatet dhe të metat tona.” Ishte një kujtesë që ne kishim nevojë për durim dhe vetëpërmbajtje, jo vetëm për mëkatet e njëri-tjetrit, por edhe për disa nga cilësitë më të bezdisshme të personalitetit tonë. Ishte fraza e tij “si nënshkrim” dhe më ka marrë malli ta dëgjoj ta thotë.

S’ka dyshimqë Jezusi kishte një mënyrë të paharrueshme për t’u lutur me miqtë e Tij. Ashtu si udhëtarët për në Emaus arritën në destinacion, Jezusi qëndroi për të ngrënë darkë me ta. Papritur, ata e kuptuan identitetin e mikut të tyre “të ri”: “…e kishin njohur në ndarjen e bukës.” (v. 35). Çfarë ua hapi sytë? Ishte bekimi, apo mënyra sesi Ai theu bukën? Ishin plagët në duart e Tij, të lëna nga gozhdët kur u var në kryq? Apo Fryma e Perëndisë u hoqi një vello nga sytë që ata të mund ta njihnin Atë? Çfarëdo që të ketë qenë, të dy e kuptuan se kishin ecur, madje edhe ishin mësuar nga Jezusi i ringjallur. Pa marrë parasysh rrezikun e të udhëtuarit natën, ata nxituan për t’u kthyer në Jerusalem, për të dëshmuar për Shpëtimtarin e ringjallur.

Në komentarin e tij mbi Lukën, Dale Ralp Davies shkruan: “Jezusi ua zbuloi Veten në rrethana vërtet të zakonshme, gjatë një vakti të përditshëm. Ai ende mund t’i takojë njerëzit e Tij në çastet më të zakonshme dhe ndonjëherë Ai preferon edhe tryezën e kuzhinës.” Cilatdo qofshin rrethanat tuaja sot, gjeni pak kohë për t’u takuar me Jezusin. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, përqendrohuni te kjo kohë si një mundësi për t’u takuar me Jezusin.

#Dita43 #Luka24 #UdhëtimiEmmausit #JezusiIRingjallur #FjalaEZotit #Bekimi #DevocionDitor #TakimMeJezusin #Shpëtimtari #BesimiIMadh #Shkrimet #FjalëteShpresës

Tags: No tags