web-dita-7-woha-7

I refuzuar

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Dita 7 | Lexoni nga Isaia 53:3

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit. (v. 3)

Nga të gjitha dhimbjet që ka jeta, nga më të hidhurat është dhimbja dhe lëndimi i refuzimit. Disa prej nesh e kanë provuar këtë dhe efektet e saj zgjasin ende. Të të thuhet se nuk je i dëshiruar, që nuk je i mirë sa duhet, që nuk je në lartësinë e duhur, këto janë gjëra të tmerrshme për t’u dëgjuar. Dhe pikërisht këtë përjetoi Perëndia kur u bë njeri.

“I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit…” Këto dy gjëra të bëra bashkë. Të përçmosh dikë do të thotë ta përbuzësh atë. Ne i përçmojmë ata që mendojmë se janë poshtë nesh, nga ana fizike, shoqërore, raciale, morale, ekonomike dhe intelektuale. Ata që ne i përçmojmë edhe i refuzojmë, sepse nuk mendojmë se janë mjaftueshëm të rëndësishëm për ne. A nuk është e habitshme që Perëndia, kur Ai u bë njeri, e përuli aq Veten, e uli aq Veten, sa shumica prej atyre që e panë menduan se Ai ishte poshtë tyre! Dhe për shkak se e përçmuan, edhe e refuzuan.

Njerëzit e bëjnë edhe sot këtë. Disa e refuzojnë Jezusit, sepse është shumë i njohur. Ata i dinë gjithë historitë, sepse i kanë dëgjuar më parë. Disa e refuzojnë Jezusin, sepse është Ai është shumë i veçantë. Mendimi i zakonshëm është se të gjitha fetë, pak a shumë, janë të vërteta, që janë rrugë të ndryshme që të çojnë në të njëjtin vend. Por Jezusi tha: “Unë jam udha…” (Gjo. 14:6). Disa e refuzojnë Atë, sepse Jezusi është shumë kërkues. “Kur Jezusi e thërret një njeri, Ai e urdhëron që të vijë dhe të vdesë,” shkruan pastori dhe teologu Dietrich Bonhoeffer. Jezusi kërkon atë që ne ngurrojmë ta dorëzojmë, që është gjithçka. Ai ofron asgjë përveç Vetvetes. Por çfarë ofrimi se! — David Bast

Ndërsa luteni, dorëzojani veten Jezusit.

#fjalëteshpresës#meditime#biblestudy#dita7

web-dita-20-woha-20

Në ditën e tretë

Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...

Tags: No tags