web-dita-19-woha-19

I vdekur dhe i varrosur

Loading poll …

Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42

Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42)

Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krishterët, ditën kur kur vetë jeta ndaloi dhe trupi i Jezusit u vendos në varr, e quajnë E Shtuna e Shenjtë. Pasi Jezusi vdiq, atë e varrosën. Është një deklaratë e thjeshtë që ne e përsërisim, mbase dhe pa u menduar, sa herë që themi Kredon e Apostujve. Por ne duhet të mendojmë për këtë.

Trupi i vdekur duhet të varroset. Ajo që e bën vdekjen kaq të neveritshme nuk është vetëm frika apo dhimbja, por është mungesa e dinjitetit të saj. Kjo është arsyeja pse varrimi i Jezusit është kaq ngushëllues. Do të thotë se Ai kaloi gjithë përvojën e vdekjes për ne, deri në fundin e hidhur. Madje Ai u bë edhe trup i vdekur që duhej përgatitur, duhej marrë dhe varrosur si çdo trup tjetër i vdekur. Identifikimi i Tij me vdekshmërinë tonë është i plotë. “Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.” na konfirmon psalmisti (Psa. 103:14). Dhe mund të jemi të sigurt për këtë, sepse dikur edhe Ai ishte pluhur. Nëse Jezusi bën kaq shumë për mua, e di që Ai do të jetë me mua kur një ditë të jem edhe unë një trup i vdekur.

Lutja e varrimit në liturgjinë funebre të Kishës së Reformuar thotë kështu: “Përmes prehjes së Tij në varr, (Krishti) shenjtëroi varret e shenjtorëve.” S’ka rëndësi sa i errët është vendi, Zoti ynë ka qenë aty përpara nesh, përfshirë edhe varrin. Prandaj, vdekja nuk është fundi për ne. As varrimi nuk është fundi, sepse pas së shtunës vjen e diela. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për gjithçka ka bërë për ju. Kërkojini të jetë afër jush tani dhe në orën e vdekjes.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita19 #pashka #easter

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags