Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7
“Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1)
Një miku im më tha se kur ishte i vogël, çdo ditë ndërsa dilte nga shtëpia për në shkollë, babai i tij e kujtonte: “Mbaj mend se kush je!” Babai i mikut tim donte që i biri të dinte se pavarësisht se ku shkonte apo me çfarë përballej atë ditë, ai i përkiste familjes së tij dhe i përkiste Zotit.
Kur ne ndajmë dëshminë personale, historinë se si arritëm që t’i përkasim Perëndisë, ne jemi dëshmitarë të një të vërtete themelore: Unë jam fëmijë i dashur i Mbretit (v. 4). Ne e mbajmë mend se kush jemi. Shpallja e kësaj të vërtete mund çdo gënjeshtër të dëmshme të armikut, që ne nuk na do njeri, që jemi vetëm, që askush nuk është në anën tonë. Satani me dinakëri përdor çdo gjë të keqe dhe të tmerrshme që gjen, sëmundjet, aksidentet, abuzimin, varfërinë, braktisjen, që të përpiqet të vërtetojë gënjeshtrën e tij. Ilaçi për këtë gjendet në pasazhin e sotëm, një kujtesë se sa shumë e do Perëndia popullin e Tij. Ai na do shumë dhe na krijoi për lavdinë e Tij, të krijuar t’i përkasim ngushtësisht Atij (v. 7).
Kur armiku e tundoi Jezusin tre herë në shkretëtirë, çdo tundim ishte një sfidë e drejtpërdrejtë për identitetin e Jezusit (“Nëse je Biri i Perëndisë…” Luka 4:3-9). Zoti e filloi dhe e mbylli shërbesën e Tij tokësore me gjithë plotësinë e identitetit të Tij, si Biri i Perëndisë, që sakrifikoi jetën e Tij për identitetin tonë të ri si të dashurit e Tij. Kjo është historia më e bukur për të treguar! “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë” (1 Gjoni 3:1). — Linda Rogge-Rubingh
Ndërsa luteni, falënderoni Zotin që ju ka quajtur të Tijtë dhe ju ka dhënë një dëshmi!
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









