Dita 7 | Lexoni nga 1 Thesalonikasve 5:11-18
“Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin dhe ndërtoni njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni.“ (v.11)
Në varësi të vendit ku jetoni, mund ta gjeni veten në një kulturë që është konkurruese, e polarizuar dhe e stërlodhshme. Është e lehtë të shkurajohesh nga ritmi i furishëm i jetës, ndasitë që ekzistojnë dhe nga mënyrat se si njerëzit keqtrajtojnë njëri-tjetrin. Bota jonë ka nevojë për më shumë njerëz inkurajues.
Nëse keni pranë një njeri inkurajues në jetën tuaj, e dini që ai është dhuratë nga Perëndia. Një njeri inkurajues ju mbush me gëzim, ju ngre lart kur jeni të dekurajuar dhe ju ndërton. Sot nuk është e lehtë të jetosh si i krishterë dhe as në shekullin e parë s’ka qenë e lehtë. Në atë kohë, marrësit e letrës së Thesalonikasve, por dhe çdo besimtar në Jezusin që e ka lexuar më pas, është thirrur që të inkurajojë të tjerët. (v.11)
Kë mund të inkurajoni dhe si mund ta bëni? Tek 1 Thesalonikasve 5, apostulli Pal sugjeron që të inkurajojmë ata që janë në shërbesë, “zemërlëshuarit” dhe të “dobëtit” (vv.12-14). Mos ndaloni këtu, inkurajoni këdo që Perëndia ju sjell në jetë. Si pastor, kam marrë ankesa dhe kritika. Gjithashtu, kam marrë fjalë të mrekullueshme dhe pusulla inkurajimi dhe mbështetjeje. Inkurajimi është një bekim që më ndihmon të vazhdoj përpara me besnikëri, frytshmëri dhe këmbëngulje. Perëndia mund t’ju përdorë për t’i dhënë dikujt një dhuratë të mrekullueshme inkurajimi sot dhe në vitin në vazhdim. Nuk kërkon shumë kohë dhe para të bekoni dikë që Perëndia e ka sjellë në jetën tuaj. — Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju vendosë në mendje emrin e dikujt që ka nevojë për inkurajim. Pastaj vëreni në zbatim këtë dhe bekojeni ditën e këtij personi!
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025
Të ndeshesh me misterin
Dita 25 | Lexoni nga Jobi 23:1-10 “Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është;... por nuk e shoh... por nuk arrij ta shikoj.” (v. 8-9) Disa dyshime lindi ...
Shkaqet e dyshimit
Dita 24 | Lexoni nga: Luka 24:36-45 “...pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?” (v. 38) Po i kthehemi kësaj historie, sepse përmban një pyetje që duhet t’i ...
Dyshimi i vullnetshëm
Dita 23 | Lexoni nga: Gjoni 11:45-53 “Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.” (v. 53) Mbase lloji më kokëfortë i dyshimit është dyshimi i vullnet ...
Llojet e dyshimit
Dita 22 | Lexoni nga: Luka 24:36-49 “...vetë Jezusi u shfaq në mes tyre...por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë...” (v. 36-37) Dje pamë se si dyshimi mu ...
Çfarë është dyshimi?
Dita 21 | Lexoni nga: Mateu 26:36-46 “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. (v. 39) ...
Por disa dyshuan
Dita 20 | Lexoni nga: Mateu 28:16-20 “...kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.” (v. 17) Sa herë që kam predikuar mbi Porosinë e Madhe, i kam anashka ...
Perëndi, ki mëshirë
Dita 19 | Lexoni nga: Luka 18:9-14 “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit". (v. 13) A është virtyt dyshimi? Dyshoj për këtë, nëse Jezusi na thot ...
Zot, më shpëto
Dita 18 | Lexoni nga: Mateu 21:18-22 “...po të keni besim dhe të mos dyshoni,... sikur t'i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë. ...