web-woh-19-korrik

Ja Qengji i Perëndisë

Loading poll …

Dita 19 | Lexoni nga Gjoni 1:15-36

Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës! (v. 29)

Për judenjtë, qengji që therej për pashkë, ishte pjesë e rëndësishme e festimit të pashkës. Në fund të fundit, ishte me anë të gjakut të qengjave që ata ishin kursyer dhe nuk ishin dënuar kur engjëlli kaloi përgjatë natës dhe nuk i goditi kur pa gjakun e qengjit. Ishte urdhërimi i Perëndisë që në çdo pashkë të therej një qengj për çdo familje dhe që ta hanin si kujtim i shpëtimit që Perëndia siguroi për ta (Eks. 12:13).

Por tani, Perëndia po fliste me anë të Gjon Pagëzorit. Sapo Gjoni e pa Krishtin tha: “Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!”. Kështu Gjoni profetizoi se Krishti është Qengji me anë të të cilit Perëndia heq mëkatet e tërë botës. Në sytë e Gjonit, Krishti ishte një njeri, por befas i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, ai e pa atë si një qengj mbi të cilin do të hidhej mëkati i të gjithëve ne.

Perëndia solli një shpëtim tepër të madh dhe të pakrahasueshëm me pashkën e parë. Ky shpëtim tani, përfshinte jo vetëm Izraelin por tërë njerëzit e botës. Të gjithë ne jemi mëkatarë dhe ja, Perëndia e dënoi mëkatin tonë duke paguar me gjakun e Birit të tij. Perëndia siguroi Qengjin dhe kështu i hapi rrugën e pajtimit, në mënyrë që mëkatarët të pastrohen dhe të pajtohen me Të. Përderisa Perëndia e siguroi Qengjin, a nuk do t’i besoni Atij dhe ta falënderoni që siguroi shpëtimin për ju? – Gentian Dogani

Ndërsa luteni, i thoni: “O At, faleminderit që sigurove shpëtimin tim me anë të Qengjit tënd. Faleminderit që hape rrugën që unë mëkatari të pajtohem me ty dhe me anë të Birit tënd, të kem jetë të përjetshme. Unë dua të eci në rrugën tënde. Në emrin e Jezusit, Amen”.

#QengjiIPerëndisë#Gjoni129#ShpëtimiNgaMëkati#JezusiQengji#GjakuIQengjit#PashkaShpirtërore#FrymaEShenjtë#ShpëtimiNëKrishtin#PajtimiMePerëndinë

Tags: No tags