web-woh-81-mars

Jetë porsi lule

Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 103:1-16; 1 e Korintasve 15:14-20

Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më. (Ps. 103:15-16)

Si vdekatarë, jetët tona fizike janë kalimtare. Ne vërtet jemi si bari. Siç thotë himni: “Ne lulëzojmë dhe begatohemi, si gjethet në pemë, dhe fishkemi e humbasim…” (“I Pavdekshëm, I Padukshëm, i Vetmi Perëndi i Urtë”). Duket se ndodh aq shpejt. Edhe nëse arrijmë të 80-at, apo edhe të 100-at, në pamje të gjerë ne jemi thjesht si bari dhe lulet. Siç thotë shprehja: “Sot jam, nesër nuk jam.”

Disa reagojnë ndaj kësaj të vërtete duke na nxitur të kapim çastin dhe të jetojmë jetën plotësisht — carpe diem! Kjo nuk është krejtësisht gabim. Bibla na sugjeron t’i numërojmë ditët tona për të qenë të urtë (Ps. 90:12). Të tjerë reagojnë ndaj faktit të vdekshmërisë sonë njerëzore duke rënë në depresion. Të dish se duhet të lëmë ose humbasim gjithçka që duam mund të jetë trishtim i padurueshëm. Dhe është më keq për besimtarët në Jezusin sepse ne jemi mbushur aq shumë me shpresë në Të: “Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve” (1 Kor. 15:19). Apostulli nuk ndalet këtu, sidoqoftë. Ai vazhdon të thotë: “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (v.20).

Vini re fjalën fryti i parë. Kjo do të thotë se ka shumë ringjallje të tjera që do të vijnë. Edhe pse ne mund të fishkemi dhe përfundimisht të humbasim, ky nuk është fundi. — David Bast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë shpresë.

Tags: No tags