woha dita 14

Jetoni me një mendësi plot mirënjohje

Loading poll …

Dita 14 | Lexoni nga: Psalmi 16:5-11

“Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon…” (v. 9)

Nëse jetoni në Hemisferën e Veriut, në këtë çast po përjetoni dimër. Dimri përfshin temperatura më të ulta dhe më pak ditë. Bashkë me mungesën e ngrohtësisë dhe dritës së diellit, mund të ndiheni edhe të shkurajuar në këtë periudhë pas mbarimit të sezonit të Ditës së Falënderimeve dhe Krishtlindjes.

Gjithsesi, besimtarët në Jezusin kanë shumë gjëra për të qenë falënderues gjatë gjithë vitit. Te Psalmi 16, Davidi përmend shumë arsye se pse Ai mund të falënderojë pavarësisht sfidave me të cilat përballet në jetë. Ai e dinte që Perëndia ishte i pranishëm, besnik, që siguronte dhe mbronte. Ai përpiqej t’i mbante sytë nga Zoti (vvargu tetë) dhe si rezultat, zemra e tij ishte e gëzuar dhe shpirti i tij ngazëllohej. (v.9)

Ndërsa lexoni Psalmin 16:5-11, a bënë jehonë mendimet dhe fjalët e Davidit në jetën tuaj? Shumë shpesh ne i mbajmë sytë tek ato që të tjerët kanë, e vendosim besimin te gjërat tokësore që nuk zgjasin dhe ankohemi për gjithçka që është e gabuar në botë dhe në jetën tonë.

Mbase rezoluta biblike kryesore për ju këtë vit është të jetoni me një mendësi plot mirënjohje. Të përqendroheni tek e mira, të kujtoni që Perëndia është besnik, të përlëvdoni Perëndinë në kohë të mira dhe në kohë të vështira e t’i shprehni mirënjohje Perëndisë dhe të tjerëve. Falënderimi nuk është vetëm një festë për t’u organizuar një herë në vit, por një veprim dhe një qëndrim për çdo ditë të re. — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, i shprehni mirënjohjen Perëndisë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të jetoni me një mendësi plot mirënjohje.

#fjalëteshpresës#meditime#newyear2025#dita14

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags