Dita 6 | Lexoni nga: Ligji i Përtërirë 5:10-16, Malakia 3:8-12
“Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre.“ (Ligji i Përtërirë 5:10)
Vargu kyç i sotëm nga Ligji i Përtërirë 5:10 u shkrua nga mbreti Solomon, një nga njerëzit më të pasur që ka jetuar. Pavarësisht pasurisë, ai e kuptoi që dashuria për paranë mund të na sjell pakënaqësi dhe të na bëjë të dëshirojmë më shumë. Ndërsa vazhdojmë serinë mbi rezolutat biblike, është mirë që gjithsecili prej nesh të kuptojë se si mund të jetojë më me efikasitet si shërbëtor. S’është gjë e keqe të jesh i pasur, por pasuria mund të bëhet idhull, që na bën të dëshirojmë më shumë për përfitime egoiste dhe jo që ta përdorim atë si një mjet për ta nderuar Perëndinë e për të bekuar të tjerët. Në vetvete paraja s’është e keqe, por mund të jetë “rrënja e gjithë të këqijave” (1 Timoteut 6:10). Paraja është një mjet dhe jo një qëllim.
Të jetosh si një administrues financash i krishterë do të thotë të jetosh duke e ditur se gjithçka i përket Perëndisë dhe se ne jemi vetëm kujdestarë për një kohë të caktuar. Mësimet biblike mbi të dhjetën në Dhjatën e Vjetër (Shikoni Lev. 27:30, Mal 3:8-12) dhe në Dhjatën e Re (Shikoni 1 Kor. 16:2, 2 Kor. 9:6-8) na kujtojnë që t’i kthejmë Perëndisë një pjesë të asaj që Ai na ka besuar (për punën e Mbretërisë së Perëndisë në dhe përmes kishës lokale).
Ndërsa mendoni për mirëqenien financiare, mund t’ju vijë në ndihmë të shikoni më me kujdes si i fitoni të ardhurat, shpenzimin e parave, të dhënit dhe kursimin (me mençuri e jo me lakmi). Si mund të vendosni që të jetoni si një administrues i asaj që ju ka besuar Perëndia? — Steve Petroelje
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për atë që ka siguruar dhe zotohuni të tregoheni bujarë.
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









