web-dita-43-woha

Jezusi bindet

Loading poll …

Dita 43 | Lexoni nga Filipianëve 2:1-11

“…duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.” (v. 8)

“E jashtëzakonshmja” është përkufizuar si diçka shumë e pazakontë ose e mrekullueshme. Për shembull, një pianist student është përshkruar si një njeri me një talent të jashtëzakonshëm. Dietrich Bonhoeffer pyet: “Çfarë është e ‘jashtëzakonshmja’? A është kjo dashuria e Vetë Jezus Krishtit, dashuri që shkon në kryq e bindur deri në vuajtje?” Kjo është e jashtëzakonshme.

Jezusi ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte si askush tjetër. Ai mori trajtë shërbëtori, e përuli Vetveten, “duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.” (vv.7-8) Profecia e Isaias na drejtoi te Krishti. Ai tha se shërbëtori i vuajtur “mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona;” dhe Ai “u tejshpua për shkak të shkeljeve tona,u shtyp për paudhësitë tona;” (Isaia 53:4-5). “I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore,…” (Isaia 53:7-8). Autori i Hebrenjve thotë se Jezusi: “për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (Heb: 12:2). Ai mbajti mbi shpatullat e Tij peshën e mëkateve tona. Krahët e Tij të dashurisë u hapën plotësisht, duart e Tij u gozhduan në kryq. Kjo është e jashtëzakonshme. Siç e thotë dhe himni: “Çfarë dashurie e mahnitshme është kjo!”

Gjithashtu, Pali te Romakëve thotë: “Krishti është Ai që vdiq, po për më tepër Ai u ringjall; Ai është në të djathtë të Perëndisë dhe Ai ndërmjetëson për ne.” (Rom. 8:34). Dhe nuk ka asgjë që mund të na ndajë nga dashuria e Tij (vv.38-39). Ja se sa shumë ju do Jezusi! A e besoni këtë? Dashuria e Tij për ne është e jashtëzakonshme! — Nancy Boote

Ndërsa luteni, reflektoni për kryqin dhe për atë që Jezusi bëri për ju.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita43

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags