Dita 9 | Lexoni nga 1 e Korintasve 12:1-3
Por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia. (Isa. 53:4)
Përfytyroni sikur jeni pjesë e një grupi për të adhuruar në një sinagogë hebreje në një qytet tipik grek të shekullit të parë, le të themi në Korint, në vitin 50 pas Krishtit, me një ose dy vite ndryshim. Predikuesi, Sauli i Tarsusit, tregon historinë e vdekjes së Jezusit në kryq dhe vazhdon me lajmin edhe më të pabesueshëm të ringjalljes së Tij prej së vdekurish. Pastaj, ai e mbyll gjithë predikimin e tij me deklaratën e guximshme: “Jezusi është Zot!”
Pas kësaj në sinagogë shpërthejnë trazirat. Disa bien dakord me mesazhin e Palit, por më të shumtit po i hakërehen! “Jo,”, bërtasin ata, “Jezusi është i mallkuar!” Ligji i Dhiatës së Vjetër e deklaron qartë: “…ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia,…” (LiP. 21:23). Ligji kërkonte që një kriminel i dënuar me vdekje duhej të vritej me gurë. Më pas trupi ngulej në një dru, ose varej në një pemë derisa të binte dielli për të shpallur në mënyrën më gjallë se si mëkati, edhe mëkatari janën në gjykimin hyjnor.
“Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne…”, shpjegon apostulli Pal (Gal. 3:13). Ata që e refuzuan Jezusin, mendonin se kishin kuptuar gjithçka; Jezusi u var në dru, Jezusi ishte i mallkuar, prandaj Jezusi ishte një shkelës i ligjit dhe jo Mesia. Logjika e Ungjillit është e ndryshme. Jezusi ishte i mallkuar (për ne), prandaj, ne jemi të bekuar, nëse e njohim Atë, i besojmë Atij dhe besojmë tek Ai. Në vend të mallkimit të Perëndisë, kemi bekimin e Perëndisë. Në vend të ndëshkimit të Perëndisë, ne kemi favorin e Perëndisë. Në vend të refuzimit të Perëndisë, ne kemi miqësinë dhe jetë me Perëndinë. — David Bast
Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin që zuri vendin tuaj dhe mori mbi vetem mallkimin tuaj.
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









