Dita 41 | Lexoni nga Gjoni 13:1-20, 34
“…i deshi deri në fund.” (v. 1)
Lotë më ranë nëpër faqe gjatë një shërbese adhurimi kohët e fundit, ndërsa pashë një bashkëshort të moshuar të ulej në gjunjë, të merrte një legen me ujë dhe të lante këmbët e gruas së tij. Kjo është një panoramë e bukur e dashurisë.
Në pasazhin e sotëm, Jezusi u tregoi dishepujve të Tij një shembull të bukur të dashurisë. Ai hoqi rrobat e Tij, mori një peshqir dhe një legen me ujë dhe filloi t’u lante këmbët dishepujve (vv.4-5). Larja e këmbëve ishte një praktikë e zakonshme kur njerëzit futeshin në një shtëpi pasi kishin udhëtuar nëpër rrugë me pluhur dhe dhè. Por kjo larje këmbësh ndodhi pas ushqimit. Jezusi, Zoti, u bë shërbëtor. Sepse Ai e dinte “se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.” (v.1) Por ne harrojmë që Jezusi i lau këmbët edhe Judës. Juda më vonë do ta tradhëtonte Jezusin. Jezusi i deshi të gjithë dishepujt e Tij deri në fund, përfshirë edhe Judën. Dhe Jezusi na do ne. Ashtu si dishepujt e Tij, edhe ne duhet të lahemi, përndryshe, nuk do të kemi pjesë me Të (v.8). Ne duhet ta pranojmë dashurinë e Tij.
Përfytyrojeni Jezusin të përkulur duke larë këmbët e tyre. Si ju bën të ndiheni kjo? Mbase ndiheni në siklet, ose jo të denjë për gjestin e Tij të dashurisë, ashtu si Pjetri që e kundërshtoi këtë. Megjithatë, ashtu si Jezusi u tha dishepujve të Tij, ne duhet të ndjekim shembullin e Tij të dashurisë dhe ta bëjmë këtë për të tjerët. Ai tha: “…ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur…” (v.34). — Nancy Boote
Ndërsa luteni, pranojeni larjen e Tij të dashurisë sot dhe ofrojeni këtë edhe për të tjerët.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita41
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









