web-woh-2-prill

Jezusi rishkruan historinë tuaj

Dita 2 | Lexoni nga Romakëve 5:12-21

Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit drejtësimi i jetës. (v. 18)

Teologu anglez N. T. Rajt (Wright) tregon historinë e një skulptori, i cili ishte caktuar që të skaliste një statujë në qytezën ku edhe ai vetë jetonte. Një ditë, një grup të rinjsh poterexhinj e përplasën statujën dhe e bën copa-copa. Banorët e qytetit të vogël u tronditën thellë. Skulptori vendosi ta skaliste edhe njëherë nga e para statujën, mirëpo këtë herë ai u betua që ta bënte më të fortë si dhe më të bukur se herën e parë.

Në këtë pjesë të librit të Romakëve, Pali tregon historinë e dy “adamëve”, dhe mënyrën se si Skulptori hyjnor i futet punës për të restauruar një njerëzim të rrënuar. Përmes mosbindjes së Adamit të parë, mëkati dhe vdekja, hynë në botë (shih Zanafilla 3). I gjithë njerëzimi ka mëkatuar përmes Adamit të parë, dhe gjendet i dënuar. Mirëpo tani kemi një Adam të fundit, një Adam të ri, që është Jezusi. Përmes bindjes së tij të përsosur, Jezusi e ka ribërë (ndrequr) atë që u prish me Adamin e parë. Me fjalë të tjera, Jezusi ka rishkruar historinë e njerëzimit.

Ashtu siç ishte Adami i parë përfaqësuesi ynë, dhe ne gjendemi nën skllavërinë e mëkatit për shkak të tij, po kështu tani do të jetë Krishti (Adami i ri) përfaqësuesi ynë dhe ai do të na drejtësojë përpara Perëndisë. Njësoj si skulptori që restauroi statujën e dëmtuar, edhe Jezusi na restauron për të qenë njerëzit që Perëndia ka për qëllim. Lajmi i mirë i ungjillit është që, me jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, historia juaj tani mund të rishkruhet. Pavarësisht nga e kaluara juaj, ju mund të bëheni një krijesë e re në Krishtin.— Brian Keepers

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e ka rishkruar historinë tuaj përmes Jezusit, dhe i kërkoni Frymës t’ju ndihmojë të jetoni si krijesa e re e Perëndisë.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

web-woh-89-mars

Fitore në Jezusin

Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...

web-woh-88-mars

Skandali i Kryqit

Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...

web-woh-87-mars

Marrëzia e Kryqit

Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...

Tags: No tags