web-dita-44-woha

Jezusi troket

Loading poll …

Dita 44 | Lexoni nga Zbulesa 3:14-22

“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas.” (v. 20)

Mua më pëlqen të planifikoj. Më pëlqen t’i kontrolloj gjërat. E rrëfej edhe që shpesh përpiqem t’i kontrolloj të tjerët. Nëse jeni si unë, e dini që të heqësh dorë nga kontrolli është e vështirë. Por kjo është e vështirë kur ne kemi krijuar varësi ndaj tij. Kur heqim dorë nga kontrolli, ky quhet dorëzim. Ne jemi thirrur t’i dorëzohemi Jezusit dhe ta lëmë Atë të ketë kontrollin e jetës tonë.

Në pasazhin e sotëm, Gjoni merr një zbulesë për kishën në Laodice. Jezusi i ringjallur e shihte si të pështirë besimin e kësaj kishe. Ata ishin bërë të verbër në besimin e tyre dhe veprat e tyre ishin si uji i vakët, as freskues si uji i ftohtë, as shërues si uji i ngrohtë. I denjë vetëm për t’u vjellë (v.16). Megjithatë, në dashuri, Jezusi i fton ata të pendohen duke u thënë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas…” (v.20). Ai i fton ata të hapin derën dhe të ripërtërijnë marrëdhënien me Të.

Edhe ne kemi të njëjtën mundësi zgjedhje. A do ta hapim derën, ta ftojmë Jezusin brenda dhe t’ia japim Atij kontrollin e jetës tonë? Ja si e përshkruan këtë skenë një artist; “Ka vetëm një dorezë dere dhe është nga brenda. Jezusi ka fuqinë që ta shpërthejë derën, por në vend të kësaj, Ai vjen me dashuri, ndërsa troket dhe pret që ne të përgjigjemi.” A jeni të gatshëm të hapni derën dhe t’ia dorëzoni Jezusit frikën, mëkatet, dhimbjen dhe turpin tuaj? Ai ju do. Ai po troket. Hapeni derën, jepjani Atij kontrollin dhe lejojeni Jezusin, Ujin tonë të Gjallë, t’ju rifreskojë dhe t’ju ripërtërijë. — Nancy Boote

Ndërsa luteni, dorëzojani të gjitha Jezusit.

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags