web-dita-35-woha-35

Jezusi ushqen 5000 njerëz

Loading poll …

Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44

Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42)

Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “Zoti do të sigurojë” (Zan. 22:14). Padyshim që ky emër është i vërtetë për Zotin Jezus. Deri tani kemi parë Jezusin si të ftuar në disa gosti, por në pasazhin e sotëm nga Bibla do ta shohim Atë si mikpritës, duke siguruar për të gjithë ata që shkuan tek Ai.

Jezusi dhe dishepujt e Tij kishin shkuar në një vend të vetmuar për pak qetësi dhe çlodhje, por turmat i paraprinë mbërritjes së tyre dhe shkuan më parë. Ishin mbledhur me mijëra për të parë Jezusin. “…si delet pa bari” (v. 34) dhe Jezusi pati dhembshuri për ta. Kur erdhi koha e darkës kishte shumë njerëz për t’u ushqyer dhe pak ushqim; pesë bukë dhe dy peshq. Dishepujt i thanë Jezusit që t’i dërgonte këta njerëz që të gjenin ushqim. Por Jezusi nuk do të largonte asnjë! Ajo që siguroi Ai për nevojat e tyre ishte e mirë dhe bujare. Të gjithë hëngrën sa u ngopën. Ajo që siguroi Ai ishte kaq e bollshme sa mbetën 12 shporta plot me ushqim. Dhe këtë e bëri me mrekulli. Ashtu si me vajin dhe miellin e vejushës në Dhiatën e Vjetër (1 Mbr. 17), Jezusi mori pak dhe e shumëfishoi herë pas here.

Qofshin nevojat tuaja shpirtërore apo fizike, si uria e turmës së njerëzve, mos kini frikë ta çoni para Jezusit nevojë tuaj. Ai është i mirë, Ai është bujar dhe Ai ka fuqinë që të bëjë mrekulli. Ai gjen kënaqësi kur plotëson nevojat e njerëzve të Tij. Ai është vërtet Jehovah Jireh për ne. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, çojini te Jezusi nevojat tuaja dhe besoni se Ai do të sigurojë.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita35

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags